• e enjte, 26 dhjetor 2024

Alek është foshnja e parë këtë vit, u lind në KGJO, e vizituan ministrat Mexhiti dhe Trençevska

Alek është foshnja e parë këtë vit, u lind në KGJO, e vizituan ministrat Mexhiti dhe Trençevska

Shkup, 1 janar 2024 (MIA) - Të premten, në fund të orarit të punës, në Kabinetin tim, në atmosferë të relaksuar me kolegët e mi vura bast që foshnja e parë e lindur në vitin 2024 do të jetë djalë dhe kjo u përmbush, do të thotë do të përmbushen të gjithë projektet e planifikuara në shëndetësi. I rekomnandoj qytetarët që të besojnë në sistemin shëndetësor dhe në të gjithë punonjësit shëndetësor, do të punojmë në maksimum, ndërsa qëllimi ynë është, në vend se me skandale, shëndetësia këtë vit të jetë në nivelin të cilin e meritojnë pacientët tanë.

Këtë e theksoi sot paradite ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, i cili bashkë me ministren e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska e vizituan Alekun, foshnjën e parë që u lind këtë vit në Klinikën Universitare të Gjinekologjisë dhe Obstetrikës (KGJO) në Shkup.

Mexhiti me këtë rast edhe një herë ua uroi vitin e ri qytetarëve dhe u uroi shëndet të mirë dhe suksese. 

"Ministria e Shëndetësisë vazhdon të zbatojë politika dhe masa për mbrojtje të shëndetit të nënave, të posalindurve edhe pacientëve të tjerë", nënvizoi Mexhiti.

Trençevska i uroi prindërit e Alekut, nënën dhe babain Stefanovski. Përkujtoi edhe se tashmë po përgatitet strategjia kombëtare për demografinë, me qëllim të rritjes së natalitetit.

"Tradicionalisht, si edhe çdo vit, me ministrin e Shëndetësisë jemi në spital ku është lindur foshnja e parë këtë vit. Këtë herë në KGJO. Alek u lind, i uroj prindërit, nënën dhe babain Stefanovski, ta kenë gjallë dhe shëndosh foshnjën dhe të ketë fëmijëri të lumtur", deklaroi ministrja.

Alek është foshnjë e shëndoshë mashkull, peshon 3 706 gramë dhe është i gjatë 52 centimetra. Ka lindur në sekondën e dhjetë të vitit 2024. 

Nga mesnata e deri më tani në KGJO kanë lindur gjithsej gjashtë foshnja, ndërsa shumica janë të gjinisë mashkullore. fc/

Fotografia: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR