• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Aleanca për Shqiptarët: Spastrimi etnik i shqiptarëve në institucione vazhdoi në sektoirin shëndetësor në krye me Taravarin

Aleanca për Shqiptarët: Spastrimi etnik i shqiptarëve në institucione vazhdoi në sektoirin shëndetësor në krye me Taravarin

Shkup, 3 korrik 2024

Spastrimi etnik i shqiptarëve në institucione që filloi me uljen e përqindjes në Balanser, vazhdon me sektorin e shëndetësisë që udhëhiqet nga Arben Taravari. Sot fakteqësisht u njoftua se drejtori i Klinikës për Toksikologji, i emëruar nga vetë Taravari, ka larguar nga puna 18 shqiptarë. Ndërkohë të punësuar të shumtë në klinikat e tjera, alarmojnë se kanë marrë paralajmërime që shumë shpejtë mund të kenë fatin e njëjtë.

I bëjmë thirje Taravarit dhe koalicionit vLEN që të ndalojnë këtë servilizëm tanimë me pasoja të rënda për shqiptarët. I pyesim publikisht a është ky veprimi që me aq pompozitet e paralajmëruan dhe ndryshimi që ua premtuan shqiptarëve gjatë fushatës. Me këtë ndryshim vërtetë po zbatoni politikat e Mickoskit "Makedonija povtorno tvoja"!

Aleanca për Shqiptarët

_____________________________________________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.

QËNDRONI TË LIDHUR