• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Aleanca për Shqiptarët- krahu i Arben Taravarit caktoi kandidatët për deputetë në listat e përbashkëta të koalicionit “VLEN”

Aleanca për Shqiptarët- krahu i Arben Taravarit caktoi kandidatët për deputetë në listat e përbashkëta të koalicionit “VLEN”

Tetovë, 1 prill 2024 (MIA) - Në Kuvendin qendror të Aleancës për Shqiptarët (ASH) në Tetovë, krahu i Arben Taravarit zgjodhi kandidatët për deputetë që do të jenë pjesë e listave të përbashkëta të koalicionit "VLEN".

ASH-ja e Taravarit do të ketë vetëm një bartës të listës në Njësinë e pestë dhe ai është Salim Sulejmani nga Struga.

"Të paktën pres gjashtë, ndoshta edhe të shtatin nga ASH-ja do të shohim. Në zgjedhje sipas anketave qëndrojmë shumë mirë", deklaroi Arben Taravari pas përfundimit të kuvendit.

Siç bëri të ditur ai në Njësinë 1, partia e tij do të ketë kandidatë për deputetë në vendin e katërt, por emri do të dihet pas konsultimeve shtesë.

"Në njësinë zgjedhore 2 në pozitën e dytë do të jetë Riat Shaqiri nga Komuna e Likovës, ndërsa në vendin e tretë emër i përbashkët me Lëvizjen Demokratike, ndërsa i katërti do të jetë i ASH-së. Emrin shpresoj se do ta shpallim pas konsultimeve shtesë. Në Njësinë 3 dhe 4 do të kemi kandidatë. Kemi më shumë emra. Na duhet më shumë kohë për t'u konsultuar. Nuk janë emra partiak, por emra të pavarur. Prandaj kam marrë autorizim nga kuvendi qendror që të zgjedhim personat që do të kenë ndikim në atë rajon", ka thënë Taravari.

Në njësinë e gjashtë, pozita e tretë i takon ASH-së.

"Kam edhe një konsultim për ta dhënë emrin për një orë, zonjë nga Tetova. Në pozitën e katërt do të jetë Halil Snopçe, ndërsa në pozitën e shtatë do të jetë nga dega e Bogovinës.

Si bartës të listave koalicioni “VLEN” caktoi Izet Mexhitin në Njësinë zgjedhore 1, Afrim Gashin në dyshin, Bilall Kasamin në gjashtën dhe Salim Sulejmanin në Njësinë e pestë.

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR