• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Aleanca për shqiptarët: Interpelanca për Joveskin është teatër komik, procedura për zgjedhje të prokurorit të ri ka filluar

Aleanca për shqiptarët: Interpelanca për Joveskin është teatër komik, procedura për zgjedhje të prokurorit të ri ka filluar

Shkup, 4 tetor 2023 (MIA) - Aleanca për shqiptarët i hedhë poshtë akuzat e opozitës se e mbron prokurorin publik, Ljubomir Joveski. Interpelancën e parashtruar nga partitë opozitare shqiptare, e vlerësoi si teatër komik.

"Akuzat e opozitës së ASH e mbron pokurorin publik janë të pabaza dhe vetëm dëshmojnë se sa janë të painformuar për procedurat dhe për rastin konkret. Opozita me veprimet e fundit po bën teatër komik, duke parashtruar interpelancë për kryeprokurorin publik të cilit tnai i skadon mandati, përderisa ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga i ka dërguar informatë Qeverisë, me të cilën edhe zyrtarisht e filloi procesin për zgjedhje të kryeeprokurorit të ri", thonë nga ASH.

Në kumtesë ceket edhe procedura dhe afatet për zgjedhje të prokurorit publik sipas dispozitave ligjore.

Deputetët nga Besa, Lëvizja demokratike dhe Alternativa parashtruan interpelancë për Joveskin, ndërsa nga Kabineti i kryetarit të Kuvendit informuan se interpelanca do të vendoset në mbledhjen e ardhshme të parë plenare. ab/

Foto: Llogo

QËNDRONI TË LIDHUR