• e shtunë, 23 nëntor 2024

Aleanca për Shqiptarët i bën thirrje BDI-së që t’u jep fund shpërblimeve për shefin e tyre, Sasho Mijallkov

Aleanca për Shqiptarët i bën thirrje BDI-së që t’u jep fund shpërblimeve për shefin e tyre, Sasho Mijallkov
Shkup, 23 korrik 2022
Aleanca për Shqiptarët i bën thirrje BDI-së që t’u jep fund shpërblimeve për shefin e tyre, Sasho Mijallkov.
Lehtësimet dhe favoret e njëpasnjëshme për Mijallkovin së fundmi kanë kulminuar edhe me një pushim tre vjeçar në burgun e Strugës.
Vetëm në Maqedoninë e Veriut ndodh që të vjedhësh qytetarët, të keqpërdorësh pushtetin, të bëhesh milioner dhe në fund të falesh, të amnistohesh dhe të shpërblehesh me dënime qesharake e me strehim luksoz.
E gjithë kjo ndodh falë regjimit aktual hibrid, e veçanërisht BDI-së të cilët dëgjuam edhe në bisedat e përgjuara se kontrollojnë gjykatës dhe prokurorë të cilët i kanë emëruar bashkë me Mijallkovin dhe Jankullovskën.

Aleanca për Shqiptarët

______________________________________________________________________________________________________ MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.

QËNDRONI TË LIDHUR