Aleanca për Shqiptarët: Fatmir Limani ministër, vëllain e mban drejtor
- Nepotizmi dhe konflikti i interesit gjithnjë e më shumë po bëhen sinonim i koalicionit jolegjitim vLEN dhe funksionarëve të saj.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 13:28, 29 gusht, 2024
Shkup, 29 gusht 2024
Nepotizmi dhe konflikti i interesit gjithnjë e më shumë po bëhen sinonim i koalicionit jolegjitim vLEN dhe funksionarëve të saj.
Vëllai i Fatmir Limanit, Ministër i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Dashmir Limani, vazhdon të jetë drejtor i Qendrës për Punë dhe Politikë Sociale në Kërçovë. Kjo situatë paraqet konflikt interesi dhe është në kundërshtim të hapur me ligjin.
Ftojmë Komisionin Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit si dhe Prokurorinë Publike që të shqyrtojnë dhe të zgjidhin këtë situatë, pasi ministri Limani gati tre muaj nga marja e detyrës nuk ka vepruar dhe dy vëllezërit vazhdojnë të mbajnë dy pozicionet.
Përveç shkeljes flagrate të ligjit, kjo dëshmon edhe dyftyrësinë e partive shqiptare që pa legjitimitet kanë hyrë në Qeveri dhe zotimet e tyre të rrejshme për qeverisje të drejtë dhe transparente, si dhe konfirmon paralajmërimet tona, se hyrja e tyre në Qeveri ka për qëllim vetëm interesat e ngushta partiake, familjare dhe individuale.
Aleanca për Shqiptarët
Foto: Arkivi i MIA-s
_________________________________________________________
MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.