• e enjte, 26 dhjetor 2024

Alarmi për bombë në ndërtesën e BPRMV-së në Shkup është i rrejshëm

Alarmi për bombë në ndërtesën e BPRMV-së në Shkup është i rrejshëm

Shkup, 13 janar 2024 (MIA) - Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) informon opinionin se është i rrejshëm alarmi për bombë kinse i vendosur në godinën e BPRMV në Shkup. Në saje të protokolleve të sigurisë të vendosura nga viti i kaluar për institucionet të cilat i implementon BPRMV, siguria është e garantuar në shkallë të lartë, kumton MPB-ja.

"Sot (13.01.2024) pas denoncimit për kinse vendosje të bombës, nga ana e Njësisë antiterroriste pranë Byrosë për siguri publike janë bërë kontrollet e nevojshme dhe është konstatuar se bëhet fjalë për alarm të rrejshëm. U bëjmë thirrje qytetarëve që të mos shqetësohen. Institucionet kanë obligim të ndjekin dhe implementojnë masat e Qeverisë në tërësi dhe në këtë mënyrë të forcojnë sigurinë e objekteve të tyre", thuhet në kumtesë.

Ndryshe në terren mund të shiheshin disa automjete policie dhe nëpunës policorë.

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR