• e shtunë, 23 nëntor 2024

Alarmet e sotme për bomba në 30 shkolla në Shkup janë të rreme

Alarmet e sotme për bomba në 30 shkolla në Shkup janë të rreme

Shkup, 2 mars 2023 (MIA) - Pas të gjitha kontrolleve të bëra në lidhje me alarmet e sotme për gjoja të vendosur mjet shpërthyes në 30 shkolla në Shkup, është konstatuar se bëhet fjalë për alarme të rreme, njoftoi  Ministria e Punëve të Brendshme.

"Menjëherë pas marrjes së kallëzimeve janë ndërmarrë masat dhe veprimet e duhura nga punonjësit e policisë, janë kryer kontrollet e nevojshme nga ekipet antiterroriste dhe është konstatuar se bëhet fjalë për kallëzime të rreme", informojnë nga MPB. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR