• e enjte, 26 dhjetor 2024

Alarme për bomba të kurdisura në disa shkolla në Shkup dhe Prilep dhe në aeroportin në Petrovec

Alarme për bomba të kurdisura në disa shkolla në Shkup dhe Prilep dhe në aeroportin në Petrovec

Shkup, 20 shkurt 2023 (MIA) - Në adresat elektronike në 10 shkolla në Shkup dhe katër në Prilep, si dhe në Aeroportin Ndërkombëtar në Shkup, sot pasdite ka pasur alarme për kurdisje të mjeteve shpërthyese, informoi MPB.

"Sot deri në orën 9:30 është denoncuar se në adresat elektronike në 10 shkolla në Shkup është dërguar kërcënim për kurdisje të mjeteve shpërthyese. Gjithashtu, është pranuar kërcënim edhe në katër shkolla në Prilep", bëhet e ditur në kumtesë.

Nga MPB theksojnë se menjëherë pas denoncimeve të pranuara, nëpunës të policisë kanë marrë masa për evakuim të sigurt të objekteve dhe po vijojnë kontrollet antiterroriste, ndërsa po merren masa për zbardhjen e rasteve.

"Gjithashtu, është pranuar alarm për kërcënim të dërguar edhe në aeroportin në Shkup, ku gjithashtu, po vijojnë kontrollet antiterroriste", theksojnë nga policia.

Sipas burimeve të MIA-s, në mesin e shkollave të Shkupit ku po bëhen kontrolle të sigurisë janë gjimnazet "Jozip Broz Tito" dhe "Nikolla Karev" dhe Shkolla e Mesme Elektroteknike "Mihajllo Pupin". 

Javën e kaluar katër ditë kishte alarme për bomba të kurdisura në shumë shkolla të Shkupit, si dhe në katër në Prilep dhe në dy shkolla në Kumanovë. Pas kontrolleve të zbatuara MPB konfirmoi se të gjitha alarmet ishin të rreme. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR