• e shtunë, 23 nëntor 2024

Alarm i rremë për bombë të vendosur në Kratovë

Alarm i rremë për bombë të vendosur në Kratovë

Shkup, 28 shkurt 2024 (MIA) - Një e punësuar në një operator kabllor në Kratovë sot rreth orës 10:30 në SPB Kumanovë ka denoncuar se përmes një sms-porosie kanë pranuar kërcënim për pajisje shpërthyese të vendosur. 

Siç informoi MPB, menjëherë pasi ishte pranuar denoncimi, nga nëpunësit e policisë janë ndërmarrë masa dhe është kryer kontroll i lokacionit, pas çka është konstatuar se bëhet fjalë për alarm të rremë.

Dy objekte afariste, një shkollë, një hotel dhe një kompani taksie sot ishin cak i alarmit të rremë të bombave, njoftoi SPB Ohër. 

Sipas informacionit, në polici ishte denoncuar rreth orës 10, ndërsa pas kontrolleve të hollësishme ishte konstatuar se bëhet fjalë për alarme të rreme. 

Policia ka ndërmarrë masa për zbardhjen e rasteve, pas çka në koordinim me prokurorin publik do të parashtrohen padi adekuate. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR