• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Al Kidreh: Evakuohen rreth 100 pacientë nga spitali indonezian në Gazë

Al Kidreh: Evakuohen rreth 100 pacientë nga spitali indonezian në Gazë

 Gazë, 21 nëntor 2023 (MIA)  -  Rreth njëqind pacientë janë evakuuar mbrëmë nga spitali indonezian në Gazë, i cili ishte dje në mëngjes ishte cak i granatimeve izraelite, tha zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Ashraf al-Kidreh. Sipas al-Kidreh, operacioni u krye në koordinim me Komitetin Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (KNKK).

 "Ka ende 500 pacientë në spital dhe po punojmë me KNKK për evakuimin e tyre në spitalin 'Naser" në Kan Junis, në jug të Rripit të Gazës", shtoi zëdhënësi i spitalit.

 Al Kudreh shtoi se "qindra pacientë të tjerë gjatë natës do të evakuohen, ndërsa më pas do të shpërndahen në spitale të ndryshme në jug".

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR