• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Al Itihad ofron 150 milionë euro për sulmuesin e Liverpulit, Mohamed Salah

Al Itihad ofron 150 milionë euro për sulmuesin e Liverpulit, Mohamed Salah

Riad, 29 gusht 2023 (MIA) - Krerët e klubit saudit të futbollit, Al Itihad janë të gatshëm t'i paguajnë Liverpulit 150 milionë euro për shërbimet e sulmuesit egjiptian Mohamed Salah, njoftuan mediumet britanike.

Salah dëshiron karrierën ta vazhdojë në Arabinë Saudite, por udhëheqësia e Liverpulit disa herë përgënjeshtroi se planifikon ta shesë futbollistin egjiptian.

Burime të afërta me negociatat pohojnë se Al Itihad është i gatshëm t'i paguajë Liverpulit shumën e garantuar prej 108 milionë eurove, ndërsa klubi anglez përmes bonuseve shtesë do të mund të fitojë edhe 54 milionë euro.

Salah (31) arriti në Liverpul në vitin 2017 nga Roma dhe për klubin anglez deri tani ka luajtur 307 ndeshje, ku ka shënuar 187 gola. bsh/

Foto: Tuiter

QËNDRONI TË LIDHUR