• e shtunë, 23 nëntor 2024

Aktvendimi për "TNT-shembja e KOSMOS-it i paqëndrueshëm, theksoi mbrojtja në seancën publike në Gjykatën e Apelit

Aktvendimi për

Shkup, 8 maj 2023 (MIA) - Në aktvendimin për "TNT-shembje e KOSMOS-it" ka disa shkelje të procedurës penale dhe aktvendimit është i paqëndrueshëm, theksoi mbrojtja e të akuzuarve në rastin në seancën e sotme publike në Gjykatën e Apelit Shkup.

Pasi Gjykata e lexoi aktgjykimin e Gjykatës Themelore Penale Shkup, me të cilin i akuzuari i parë, Nikolla Gruevski (në arrati) u shpall fajtor dhe u dënua me nëntë vjet burg, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski u dënua me tre vjet burg, ndërsa nga katër vite burg u dënuan ish-kryetari i Komunës së Gazi Babës, Toni Trajkovski dhe e pandehura Elizabeta Najdovska, të akuzuarit i lexuan ankesat, sipas të cilave, siç thanë, ka më shumë shkelje të procedurës penale dhe aktgjykimi është i paqëndrueshëm.

Të akuzuarit dhe mbrojtësit e tyre po ashtu theksuan se aktgjykimi i shqiptuar nuk është shkruar nga kryetari i atëhershëm i Këshillit Gjyqësor, gjyqtari Ognen Stavrev, sepse sipas tyre nuk përputhet me stilin e gjyqtarit konkret dhe se përmban diçka, e cila, siç thonë ata, nuk ka ndodhur fare në sallën e gjyqit.

Ankesa për këtë aktgjykim ka parashtruar edhe PTHPNKOK-ja për shkak të gjendjes faktike të konstatuar gabimisht, pjesa e pafajësisë me kërkesë që Apeli të ndryshojë vendimin.

Seancë e parë për këtë rast në Gjykatën Themelore Publike Shkup është mbajtur më 24 janar të vitit 2018. Gjykimin për këtë lëndë e ka udhëhequr Ognen Stavrev, ndërsa përfaqësues i aktakuzës është prokrori publik Burim Rustemi. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR