• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Aktivitete të përforcuara të policisë para festave të Vitit të Ri

Aktivitete të përforcuara të policisë para festave të Vitit të Ri

Shkup, 15 dhjetor 2024 (MIA) – Policia i përforcon aktivitetet para festave të Vitit të Ri. Ndërmerr masa parandaluese dhe konsultime me qytetarët për shfrytëzim sa më të vogël të mjeteve piroteknike, por është përforcuar prania e saj në qendrat tregtare, si dhe të gjitha vendet e tjera ku ka frekuencë të rritur të lëvizjes, njoftoi sot ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski. 

Toshkovski, i cili e vizitoi pikën e sigurimit para Siti Moll, tha se javën e kaluar në Shkup janë marrë 30 000 - 40 000 mjete piroteknike. Aksione të tilla ka pasur edhe në Vallandovë, Sveti Nikollë,... me çka janë parashtruar kallëzime adekuate. 

“Jemi të pranishëm në teren, sigurimi komunikon me njerëzit, i ndjekim situatat,... Të gjitha këto veprime parandaluese ndërmerren për zbulim sa më të shpejtë të çfarëdo lloj krimi, duke u nisur nga deliktet pronësore, plaçkitje,...,tha Toshkovski. 

Lidhur me incidentet e mbrëmshme të cilat sot i publikoi kryetari i Komunës Qendër, Goran Gerasimovski se disa të mitur në Kapishtec kishin djegur kapsolla, Toshkovski theksoi se ky nuk është rasti i parë. 

“Tri ngjarje të tilla janë regjistruar gjatë periudhës së kaluar, po veprohet nga ana e MPB-së. Pjesa më e madhe e personave janë të mitur dhe lidhur me ata po ndërmerren veprime adekuate. Reagojmë, por po përsëriten ngjarjet e tilla të padëshiruara. Do të bëjmë gjithçka për parandalim, por marrim edhe masa represive nëse ka nevojë. Duhet edhe prindërit të mbajnë llogari”, porositi ministri. fc/

Fotografia:MIA

QËNDRONI TË LIDHUR