• e enjte, 18 korrik 2024

Aktivitete parandaluese të MPB-së për komunikacion më të sigurt dhe mbrojtje nga zjarri

Aktivitete parandaluese të MPB-së për komunikacion më të sigurt dhe mbrojtje nga zjarri

Shkup, 15 shtator 2023 (MIA) - Nëpunësit policorë nga SPB Manastir dhe Kumanovë gjatë ditës së djeshme (14 shtator) në zonat nën kompetenca të këtyre njësive organizative të MPB-së kanë realizuar një sërë aktivitetesh parandaluese, të fokusuara kryesisht në sigurinë në komunikacion.

"Më rajonin e SPB Manastir, nëpunësit policorë nga Njësitë e Punëve të Brendshme Makedonski Brod, Prilep dhe Resnjë kanë kryer aktivitete parandaluese nga disa fushata të sigurisë në komunikacion: "Asnjëherë mos vozit nën ndikimin e alkoolit", "Parkoni me ndërgjegje, parkoni me përgjegjësi" dhe "Të mbrojmë fëmijët në trafik", njoftojnë nga MPB.

Njëherit, për qytetarët u shpërndanë fletëpalosje edukative me përmbajtje informative, të përgatitura në bashkëpunim me Këshillin Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor. Në fakt, përveç këtyre aktiviteteve, SPB Manastir edhe dje ka vazhduar të zhvillojë fushatën për mbrojtjen e pyjeve nga zjarret dhe prerjet ilegale, në bashkëpunim me Ndërmarrjen Publike "Pyjet Nacionale" dhe Policinë Pyjore.

"Përveç këtyre aktiviteteve, SPB Manastir edhe dje ka vazhduar të zhvillojë fushatën për mbrojtjen e pyjeve nga zjarret dhe prerjet ilegale, në bashkëpunim me Ndërmarrjen Publike "Pyjet Nacionale" dhe Policinë Pyjore, njoftojnë nga policia.

Në Kumanovë, nga ana tjetër, nëpunësit policorë nga SPB Kumanovë kanë mbajtur ligjërata edukative për nxënësit e disa shkollave fillore të qytetit, gjegjësisht mësim praktik për rregullat dhe rregulloret e komunikacionit të rëndësishëm për sigurinë e fëmijëve në komunikacion, si këmbësorë ashtu edhe si përdorues të biçikletave dhe skuterëve.

"Njëherit, fëmijët u njohën me rolin dhe detyrat e policit të trafikut", informojnë nga MPB. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR