• e enjte, 26 dhjetor 2024

Aktivitete parandaluese të MPB-së për komunikacion më të sigurt

Aktivitete parandaluese të MPB-së për komunikacion më të sigurt

Shkup, 12 janar 2024 (MIA) - Në rajonet e Sektorëve të Punëve të Brendshme Manastir, Veles, Shkup dhe Shtip dje janë kryer aktivitete parandaluese në fushën  e sigurisë në komunikacion.

Siç kumtoi MPB, nëpunës  policorë nga këto sektorë të punëve të brendshme në qytetet Manastir, Prilep, Resnjë, Krushevë, Kavadar, Shkup dhe Pehçevë, në bashkëpunim me KRSKRR-në, biseduan me qytetarët dhe shoferët për tema nga sfera e komunikacionit  që janë jashtëzakonisht të rëndësishme për sigurinë individuale dhe të përgjithshme në komunikaciont.

Aktivitetet parandaluese, kumtojnë nga MPB, janë në kuadër të shumicës së fushatave për parandalimin e trafikut: "Alkooli dhe timoni - kombinimi më i keq", "Përdorni pajisjet dimërore", "Vozit me pëprgjegjësi –përshtatni  shpejtësinë", pastaj "Mos përdorni celular kur vozitni", “Ti dhe unë jemi  këmbësorë”, “Siguria në radhë të parë”, si dhe “Parkoni me ndërgjegjësi dhe përgjegjësi”.

Qytetarëve u apelohet që në interes të minimizimit të rreziqeve, për respektim të vazhdueshëm të rregullave dhe rregulloreve të qarkullimit rrugor dhe u shpërndanë  fletëpalosje edukative me përmbajtje informative të këtyre zonave. bsh/

Foto: MPB

QËNDRONI TË LIDHUR