• e enjte, 26 dhjetor 2024

Aktivitete parandaluese të MPB-së në Shkup, Manastir, Veles dhe Kumanovë

Aktivitete parandaluese të MPB-së në Shkup, Manastir, Veles dhe Kumanovë

Shkup, 14 dhjetor 2023 (MIA) - Në kudër të Sektorit të Punëve të Brendshme Shkup, Sektorit të Punëve të Brendshme Manastir dhe Sektorit të Punëve të Brendshme Kumanovë janë realizuar aktivitete parandaluese në pjesën më të madhe të përkushtuara sigurisë në trafik, keqpërdorimit të mjeteve piroteknike, si dhe rreth mbrojtejes së qytetarëve nga mashtrimet.

Nga MPB sot njoftuan se në kuadër të SPB Shkup janë realizuar aktivitete rreth sigurisë në trafik të fokusuara ndaj posedimit dhe përdorimit të pajisjeve dimërore në trafik, kurse në Shkollat Fillore “Vera Jociq” dhe “Naum Naumovski Borçe” në rajonin e SP me KP Gazi Babë janë realizuar punëtori edukative për parandalim nga keqpërdorimi i mjeteve piroteknike nga ana e fëmijëve, si dhe rëndësisë të së drejtave të fëmijëve. Aktivitet identik Njësia për Parandalim pranë SPB Shkup tani më ka organizuar dhe ka realizuar edhe në Shkollat Fillore “Aleksandar Urdarevski” dhe “Kiril dhe Metodij” në rajonin e NJP Mirkovcë.

Në rajonin e SPB Manastir, përkatësisht në Makedonski Brod dhe Resnjë, nëpunës policorë të NJP Makedonski Brod dhe NJP Resnjë kanë qenë të angazhuar në parandalim në lidhje me temat për posedimin dhe përdorimin obligativ të pajisjeve dimërore dhe për mospërdorimin e telefonave celular, kurse nëpunësit policorë të Seksionit për Parandalim pranë SPB Veles në shtëpinë e penisionistëve në Veles kishin ligjeratë të tyre në lidhje me mbrojtjen nga deliktet pronësore ( para së gjithash mashtrimeve ndaj kategortisë më të moshuar të qytetarëve).

Në kuadër të SPB Kumanovë, nëpunës policorë kanë realizuar fushatë parandaluese me vizitë të shkollave fillore komunale në Kumanovë, ku ata shpërndanë material edukativ rreth keqpërdormit, përkatësisht ndalesës së përdorimit të pushkaliqeve dhe mjeteve tjera piroteknike. Në pjesën qendrore të qytetit nga ana tjetër, është realizuar fushatë parandaluese në trafik rreth posedimit dhe përdorimit obligativ të pajisjeve dimërore. fc/

Fotografia: MPB

QËNDRONI TË LIDHUR