• e enjte, 18 korrik 2024

LSDM- ja me aktivitete në terren në Qendër, Çair, Karposh, Saraj, Haraçinë, Butel dhe Çuçer Sandevë

LSDM- ja me aktivitete në terren në Qendër, Çair, Karposh, Saraj, Haraçinë, Butel dhe Çuçer Sandevë

Shkup, 18 prill 2023 (MIA) - LSDM-ja pasditen e sotme ka vazhduar aktivitetet në terren nën sloganin “Krah për krah deri në fitore” në komunat e Shkupit: Qendër, Çair, Karposh, Saraj, Haraçinë, Butel dhe Çuçer Sandevë.

Nënkryetarja e LSDM-së, Sanja Llukarevska bashkë me kryetarin e Komisionit partiak për transport dhe lidhje, Mitko Trajçuleski kanë qenë në mesin e qytetarëve të komunës Qendër.

Siç bëjnë të ditur nga LSDM-ja, Llukarevska ka theksuar se përveç politikave që nënkuptojnë stabilitet dhe progres, anëtarësim në NATO dhe BE, "edhe politikat ekonomike të LSDM-së po sjellin rezultate".

Oliver Spasovski, anëtar i kryesisë së partisë ka qenë për vizitë në Butel, ndërsa nënkryetari i LSDM-së Stefan Bogoev bashkë me Filip Daskallovskin kanë qenë mes banorëve të komunës së Çuçer Sandevës.

Në komunën e Çairit ka qenë kryetari i Forumit të LSDM-së, Marko Mihailloski i cili bashkë me Daniela Rendevskën u takuan me banorët e kësaj komune, ku para të pranishmëve promovuan masat dhe politikat që LSDM-ja ka ndërmarrë para së gjithash në përmirësimin e cilësisë së jetës së të rinjve me qëllim ata të qëndrojnë në vendlindjen e tyre dhe këtu të ndërtojnë të ardhmen e tyre.

Foto: LSDM

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR