• e premte, 06 mars 2026

Aktivitet edukativ "KAM QËNDRIM" për nxënësit e shkollave të mesme

Aktivitet edukativ

Shkup, 5 mars 2026 (MIA) - Në Kuvend sot do të mbahet aktivitet edukativ "KAM QËNDRIM" destinuar për nxënësit e shkollave të mesme. 

Siç informojnë nga shërbimi për shtyp qeveritar, pjesëmarrës në aktivitetin edukativ do të jenë nxënës të SHMQ "Orce Nikollov" në Shkup.

Aktiviteti edukativ "Kam qëndrim!" përfaqëson simulim të procesit të shqyrtimit të një propozim-ligji në kuadër të Kuvendit.

Qëllimi i aktivitetit edukativ është t’ua sjellë më afër popullsisë së re punën e Kuvendit dhe procesin e hartimit të ligjeve, gjë që do të kontribuojë në zhvillimin e vetëdijes së tyre për demokracinë dhe do t’i inkurajojë dhe përgatisë ata për kritikë dhe përfshirje sociale dhe politike.

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR