• e enjte, 26 dhjetor 2024

Aksioni për pastrimin e plazheve të Liqenit të Prespës

Aksioni për pastrimin e plazheve të Liqenit të Prespës

 Resnjë, 17 shtator 2023 (MIA) - Në plazhin e Slivnicës të Liqenit të Prespës sot filloi aksioni për pastrimin e plazheve të liqenit, me të cilin Delegacioni i BE-së në vend dhe Komuna e Resnjës iu bashkuan pastrimit global të plazheve, i cili kryhet çdo të tretën javë në shtator.

 

Sipas Ben Nupnau, zëvendësshef i Delegacionit të BE-së në Shkup, ndotja më e madhe e plazheve është ndotja nga plastika dhe për këtë arsye duhet të rritet ndërgjegjësimi i opinionit, si dhe të rritet kujdesi i qeverisë për këtë gjendje.

 Aksioni për pastrimin e plazheve të Liqenit të Prespës është i motivuar nga ambasadorët e rinj europianë “We Balkans” të cilët vijnë në Prespë dhe përfaqësojnë disa shtete nga Ballkani Perëndimor.

 Aksioni për pastrimin e plazheve të Liqenit të Prespës u mbajt në kuadër të fushatës "EUBeachCleanUp" të organizuar nga Komisioni Evropian me EEAS dhe Kombet e Bashkuara.

 Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR