• e enjte, 26 dhjetor 2024

Aksioni i “Ujësjellës dhe kanalizime” për shlyerjen e borxheve pa llogaritje të interesit nga nesër deri në fund të marsit

Aksioni i “Ujësjellës dhe kanalizime” për shlyerjen e borxheve pa llogaritje të interesit nga nesër deri në fund të marsit

Shkup, 14 shkurt 2023 (MIA) - NP “Ujësjellës dhe Kanalizime” - Shkup i njofton qytetarët e qytetit të Shkupit se nga nesër do të fillojë aksioni për shlyerjen e borxhit pa llogaritjen e interesit për pagesë të vonuar.

Aksioni për shlyerjen e borxheve me këste pa interes për personat fizikë dhe juridikë do të nisë nga data 15 shkurt dhe do të zgjasë deri më 31 mars 2023.

"Ftojmë të gjithë shfrytëzuesit që kanë borxh të papaguar gjatë kësaj periudhe të aplikojnë për lidhjen e marrëveshjeve të shlyerjes së borxhit në maksimum 48 këste për personat fizikë dhe 24 këste për personat juridikë, në varësi të shumës së borxhit, pa llogaritjen e interesit për pagesë të vonuar", kumtojnë nga NP "Ujësjellës dhe Kanalizime" - Shkup.

Ndërmarrja publike thekson se vendimi nuk vlen për organet e pushtetit shtetëror dhe vendor dhe organet e tjera shtetërore të krijuara në përputhje me Kushtetutën dhe me ligj dhe institucionet që kryejnë veprimtari me interes publik.

Pas skadimit të këtij afati, vendimi pushon së vlefshmi. ls/

QËNDRONI TË LIDHUR