Aksioni i gjashtë i rregullt i dhurimit të gjakut në Dibër, janë grumbulluar 26 njësi gjaku
- Organizata komunale e Kryqit të Kuq-Dibër, në bashkëpunim me Institutin për Mjekësi Transfuzive, sot kanë realizuar aksionin e gjashtë të rregullt të dhurimit të gjakut për këtë vit.
Dibër, 4 dhjetor 2023 (MIA) - Organizata komunale e Kryqit të Kuq-Dibër, në bashkëpunim me Institutin për Mjekësi Transfuzive, sot kanë realizuar aksionin e gjashtë të rregullt të dhurimit të gjakut për këtë vit.
Ekipi është vendosur në hapësirat e gjimnazit "28 nëntori" dhe për qëndrimin disa orësh u grumbulluan 26 njësi gjaku.
Në mesin e donatorëve ka edhe nxënës edhe mësimdhënës nga kjo shkollë e vetme e mesme e kësaj komune.
"Sot ishte aksioni i parafundit për këtë vit dhe më 20 të këtij muaji planifikojmë të realizojmë aksionin e fundit. Deri më tani kemi pas edhe dy aksione të jashtëzakonshme. Ajo që posaçërisht dua të theksoj është fakti se një pjesë e mirë e atyre që zgjasin dorën dhe dhurojnë gjak janë të rinj, siç ishte edhe sot". deklaroi për MIA-n Isni Telqiu, sekretar i organizatës komunale.
Sipas tij, plani vjetor është 650 njësi gjaku. Deri më tani janë mbledhur 494, që do të thotë përmbushje e planit për 76 për qind. ls/
Foto: MIA