• e enjte, 18 korrik 2024

Aksion policor në Klinikën e Onkologjisë

Aksion policor në Klinikën e Onkologjisë

Shkup, 1 shtator 2023 (MIA) - Në Klinikën e Onkologjisë në kompleksin klinik universitar “Nënë Tereza” në Shkup është duke u zhvilluar një aksion policor.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme për MIA-n e konfirmojnë aksionin, por nuk bëjnë të ditur detaje.

Paralajmërojnë se do të ndajnë më shumë informata, në koordinim me Prokurorinë Themelore Publike, pas përfundimit të aksionit.

Një pjesë e mediave raportoi se aksioni vjen pas publikimit të informacioneve se punonjësit e klinikës në mënyrë të paligjshme u shesin barna pacientëve. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR