• e mërkurë, 02 prill 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Aksion policor dhe bastisje në shumë lokacione lidhur me punën në INP Burgu Shkup

Aksion policor dhe bastisje në shumë lokacione lidhur me punën në INP Burgu Shkup

Shkup, 27 shkurt 2025 (MIA) - Në shumë lokacione në Shkup mëngjesin e sotëm janë kryer bastisje, në kuadër të aksionit policor, lidhur me parregullsitë që janë konstatuar në punën e INP Burgu Shkup gjatë kontrolleve të pak muajve më parë të kryera nga Drejtoria për Ekekutimin e Sanksioneve, informojnë për MIA-n nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) dhe Drejtoria për Ekzekutimin e Sanksioneve. 

"Departamenti për Shkatërrimin e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit në MPB, në koordinim me prokurorin publik nga Departamenti i Specializuar për Ndjekjen e Veprave Penale të kryera nga persona me autorizime policore dhe pjesëtarë të policisë së burgjeve në Prokurorinë Publike Themelore për Ndjekjen e Krimit të Organizuar me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake ka kryer bastisje në disa lokacione në Shkup", informuan nga MPB-ja dhe paralajmëruan informacione më të detajuara gjatë ditës. 

Siç deklaron për MIA- drejtori i Drejtorisë për Ekzekutimin  e Sanksioneve, Aleksandar Pandov, aksioni pason pas kontrolleve të Drejtorisë disa muaj më parë, në të cilat, siç tha ai, kemi konstatuar parregullsi të shumta në punën e burgut, që nga drejtori e më poshtë. 

"Materialet i kemi dorëzuar në MPB dhe në Prokurorinë Publike. Ata e morën detyrën", deklaroi Pandovi. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR