• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Aksion për dhurimin e gjakut me rastin e festës së Shën Mërisë

Aksion për dhurimin e gjakut me rastin e festës së Shën Mërisë

 Shkup, 28 gusht 2023 (MIA) - Në Shtëpinë e ARM-së sot nga ora 09 deri në 17 do të mbahet aksioni tradicional i 21-të i dhurimit të gjakut me rastin e festës së Shën Mërisë.

Qëllimi i aksionit është që të sigurohen sasi më të mëdha të gjakut në periudhën e verës, për shkak të mundësisë së mungesës së gjakut  dhe derivateve të gjakut.

 Organizatorë janë Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Qendra Organizative Komunale dhe Instituti për Mjekësi Transfuzive.

 Aksioni ka filluar në vitin 2003 me 146 dhurime, ndërsa sot flitet për një numër prej 4391 njësi gjaku, ose mesatarisht 220 dhurues gjaku për aksion.

 

QËNDRONI TË LIDHUR