• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Aksion i dhurimit të gjakut në Shtëpinë e Armatës

Aksion i dhurimit të gjakut në Shtëpinë e Armatës

Shkup, 28 gusht 2024 (MIA) - Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut - Organizata komunale Qendër dhe Instituti për transfuziologji i RMV-së, sot, për të 22-tën herë do të orgnaizojnë aksion të dhurimit të gjakut me rastin e festës së ShënMërisë.

Aksioni i dhurimit të gjakut do të mbahet në Shtëpinë e ARM-së në Shkup, prej orës 9 deri në orën 17.

Siç kumtoi Kryqi i Kuq, qëllimi i aksionit është të sigurohen sasi më të mëdha të gjakut në periudhën e verës për shkak të mundësisë së mungesës së gjakut dhe dhuruesve të gjakut.

"Ky aksion tashmë 20 vite e tregon humanizmin e madh të qytetarëve të Qytetit të Shkupit. Duke filluar me 146 në vitin 2003, sot, pas 21 aksioneve të realizuara, flitet për numër të përgjithshëm prej 4509 njësive gjak apo mesatarisht 214 dhurues të gjakut për aksion", informon Kryqi i Kuq. ab/

Foto: Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut

 

QËNDRONI TË LIDHUR