• e enjte, 18 korrik 2024

Aksident në parkingun e Aeroportit të Shkupit, një person i lënduar rëndë

Aksident në parkingun e Aeroportit të Shkupit, një person i lënduar rëndë

Shkup, 14 maj 2023 (MIA) - Në hapësirat e parkingut të Aeroportit ndërkombëtar të Shkupit dje pasdite ka ndodhur një aksident trafiku midis një automjeti udhëtarësh të tipit “volksfagen golf” me targa të Shkupit i drejtuar nga A.A. (41) nga Shkupi dhe një automjeti udhëtarësh "ford fokus" me targa të Prilepit i drejtuar nga personi me inicialet R.M. (46) nga Prilepi.

Pas aksidentit, siç kumton MPB-ja, drejtuesi i automjetit A.A. dhe shoqëruesit e tij Q.A. (66) dhe një i mitur, që të dy nga Shkupi janë dërguar në Kompleksin klinik “Nënë Tereza”, ku tek Q.A. janë konstatuar lëndime të rënda trupore, ndërsa tek A.A. dhe personi i mitur janë konstatuar lëndime trupore.

Mbikëqyrje në vendin e ngjarjes ka kryer ekip nga SPB Shkup.

 

QËNDRONI TË LIDHUR