• e shtunë, 23 nëntor 2024

Aksident në fshatin Arnaqi, u lëndua shoferi 14-të vjeçar dhe shokët e tij moshatarë

Aksident në fshatin Arnaqi, u lëndua shoferi 14-të vjeçar dhe shokët e tij moshatarë

Shkup, 24 mars 2023 (MIA) - Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se sot rreth orës 01:20 në SPB është raportuar se në rrugën rajonale Shkup - Tetovë, në afërsi të pompës së benzinës në fshatin Arnaqi të Shkupit ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një veture të udhëtarëve “Pezho” me targa të Shkupit, i drejtuar nga një 14-vjeçar nga Shkupi dhe automjeti i pasagjerëve “Reno” me targa  të Tetovës, i drejtuar nga A.S.(19) nga Shkupi, i cili është larguar nga vendi i aksidentit.

"Në të njëjtën kohë, drejtuesi i automjetit "Pezho" dhe bashkëudhëtari i tij 14 vjeç kanë pësuar lëndime të rënda, të konstatuara në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza”, ndërsa një bashkëudhëtar  tjetër 14 vjeç ka marrë lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Spitalin e  Përgjithshëm të Qytetit "8 Shtatori”.

MPB-ja informon se për ngjarjen është njoftuar Prokurori Publik, ndërsa ekip i SPB-së Shkup ka kryer ekspertizë në vendin e ngjarjes. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR