• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Akademiku Kambovski: Me ndryshimet kushtetuese “trokasim në dyer të hapura”

Akademiku Kambovski: Me ndryshimet kushtetuese “trokasim në dyer të hapura”

Shkup, 22 qershor 2023 (MIA) - Akademiku Vllado Kambovski deklaroi sot se çështja e ndryshimeve kushtetuese nuk e meriton një stuhi të tillë në opinion, sepse me iniciativën për përfshirjen e bullgarëve në Preambulën e Kushtetutës “po trokasim në dyer të hapura". Ato thekson akademiku janë të përfshira në Kushtetutë si komunitet, sepse në Preambulë ka një klauzolë të përgjithshme që flet edhe për “popuj të tjerë, përkatësisht komunitete”.

"Mendoj se duhet një dialog në të cilin duhen disa argumente të arsyeshme. Pra, nuk mund të udhëhiqemi në këtë periudhë nga frika, konkretisht në lidhje me ndryshimet kushtetuese. Rreth një çështje që nuk meriton të shkaktojë një stuhi të tillë, të themi edhe ndjenjat e njerëzve. Ja konkretisht për atë çështje, sepse është pjesë e kësaj periudhe obligimesh që duhet të realizohen. Pra, ne, me atë iniciativë për përfshirjen e bullgarëve në Preambulën e Kushtetutës trokasim në një derë të hapur, sepse ata janë të përfshirë në Kushtetutë si komunitet, sepse në preambulë ka një klauzolë të përgjithshme që flet për popuj të tjerë, apo komunitete. Ndërsa në dispozitat e veçanta që kanë të bëjnë me të drejtat e pjesëtarëve të komunitetit, ekziston barazi e plotë e të gjitha komuniteteve, qofshin ato të njohura apo jo", ka thënë akademiku Kambovski.

Ai ka përmendur edhe konventat ndërkombëtare që dalin nga qëndrimi se një komunitet, kombëtar, etnik, fetar..., çfarëdo qoftë ai, ekziston pavarësisht nëse është i njohur formalisht ose jo në Kushtetutë apo në akte të tjera të shtetit, sepse bëhet fjalë për të drejta apo të drejta kolektive etj.

"Fjala është përmes një dialogu të arsyeshëm, të matur pa kalkulime politike, pa manipulime, pa populizëm të panevojshëm etj... le të dëgjohet zëri paksa i publikut shkencor dhe le të debatohet me argumente në lidhje me të gjitha çështjet e përzgjedhura për të cilat duhet të debatojmë me argumente, pa politikë dhe kalkulime se çfarë do të thotë për një parti, por duke u nisur edhe nga interesi i përgjithshëm i popullit maqedonas dhe të gjithë qytetarëve që jetojnë në Republikën e Maqedonisë së Veriut", ka thënë akademiku Kambovski në deklaratën për media para fillimit të Konferencës për përshpejtimin e qasjes në BE në ASHAM.

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR