Akademiku Ferid Muhiq, fituesi i parë i çmimit "Konstantin Filozof" për vepër jetësore
- Akademiku Ferid Muhiq është fituesi i çmimit "Konstantin Filozof" për vepër jetësore për vitin 2023, i cili për herë të parë këtë vit ndahet nga Shoqëria Filozofike e Maqedonisë. Çmimi zyrtarisht do t'i ndahet më 16 nëntor, në sallën solemne të Fakultetit Filozofik, në shënimin e 20-të të Ditës Botërore të Filozofisë.
- Post By Sara Ademi
- 10:31, 7 nëntor, 2023
Shkup, 7 nëntor 2023 (MIA) - Akademiku Ferid Muhiq është fituesi i çmimit "Konstantin Filozof" për vepër jetësore për vitin 2023, i cili për herë të parë këtë vit ndahet nga Shoqëria Filozofike e Maqedonisë. Çmimi zyrtarisht do t'i ndahet më 16 nëntor, në sallën solemne të Fakultetit Filozofik, në shënimin e 20-të të Ditës Botërore të Filozofisë.
Vendimin për ndarjen e çmimit të Muhiqit, e soilli juria, në përbërje të Mirko Gjoshevski, Denko Skalovski dhe Suzana Simonovska dhe ka qenë unanim.
Në sqarimin e tij, Komisioni ndër të tjera thotë se akademiku Muhiq ka marrë mirënjohje të shumta brenda dhe jashtë vendit.
Ferid Muhiq (1943) është një nga doajenët e mendimit filozofik maqedonas. Magjistraturën dhe doktoraturën e kreu në Universitetin e Beogradit dhe tërë jetën e tij të punës e kaloi në Departamentin/Institutin Filozofik të Fakultetit Filozofik në Shkup, ku ligjëroi një numër të madh lëndësh. Nën mentorimin e tij janë mbrojtur dhjetëra teza diplome, master dhe doktorature në fushën e filozofisë. Ai ishte një profesor vizitor në disa universitete anembanë botës, si Universiteti Shtetëror i Floridës, Universiteti i Syrakuza në Nju-Jork, Universiteti Sorbona 8 në Paris, Instituti Ndërkombëtar i Mendimit dhe Qytetërimit Islam nga Kuala Lumpur dhe të tjerë. Ai është anëtar i dy akademive: Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Bosnjës (ASHAB), e së cilës është kryetari i parë, si dhe Akademisë Evropiane të Shkencave dhe Arteve. Ai ka botuar një numër të madh veprash në fushën e filozofisë dhe letërsisë, dhe veprat e tij më domethënëse filozofike janë në fushën e historisë së filozofisë, veçanërisht të filozofisë bashkëkohore. Ai është i përfaqësuar në një sërë antologjish filozofike dhe letrare në SHBA, Britaninë e Madhe, Francë, Gjermani, Itali, Malajzi etj. Është përkthyer në anglisht, arabisht, gjermanisht, turqisht, shqip, italisht dhe gjuhë të tjera.

Shoqëria Filozofike e Maqedonisë këtë vit caktoi çmimet "Konstantin Filozof" në tri kategori: për vepër jetësore, për libër filozofik të vitit dhe për studiues të ri filozofik. Konkursi për çmimet "Konstantin Filozof" u shpall më 24 mars 2023 dhe regjistrimi i kandidatëve zgjati deri më 1 tetor. sa/
Foto: Shoqëria filozofike e Maqedonisë