• e shtunë, 23 nëntor 2024

Akademia e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve Publikë ka paraqitur një padi në Gjykatën Administrative pas vendimit të KSHPK-së

Akademia e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve Publikë ka paraqitur një padi në Gjykatën Administrative pas vendimit të KSHPK-së

Shkup, 12 prill 2024 (MIA) – Akademia për gjyqtarë dhe prokurorë publikë ka paraqitur padi në Gjykatën Administrative pas vendimit të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit se Akademia e shkel ligjin gjatë periudhës zgjedhore me konkursin dhe testimin e kandidatëve për gjyqtarë dhe prokurorë.

Nga Akademia theksoJNË se para dhe gjatë seancës publike të KSHPK-së, e cila u zhvillua më 10 prill, ka pasur shumë shkelje procedurale, për të cilat Akademia do të kërkojë mbrojtje gjyqësore dhe do t'i realizojë të drejtat e saj para Gjykatës Administrative.

"Akademia pas marrjes së vendimi nga KSHPK-ja, do të bëjë padi brenda afatit ligjor dhe do të bazohet në fakte, jo në marketing politik, falsifikime dhe insinuata, siç ishte rasti me seancën publike, kur kandidati për president iu referua disa letrave dhe paraqiti spekulime dhe trillime të ndryshme, ndërsa Akademisë iu mohua e drejta për t'iu përgjigjur atyre", kumtuan në atë kohë nga Akademia.

Nga aty shprehën besimin tek institucionet e sistemit dhe paralajmërojnë se do të respektojnë vendimin e Gjykatës Administrative.

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, në seancën publike, me pesë vota e miratoi ankesën e Gordana Siljanovska - Davkova, kandidate presidenciale e VMRO-DPMNE-së, për shkelje të dispozitave të Ligjit  për pengimin e korrupsionit dhe përplasjes së interesave dhe nga Kodi zgjedhor. Komisioni, në përputhje me kompetencat e tij, do të marrë masa dhe do të inicojë procedurë për përcaktimin e përgjegjësisë para organeve kompetente.

Sipas ankesës së Siljanovska - Davkova, të parashtruar më 6 prill nga KSHPK, Akademia e gjykatësve dhe prokurorëve publikë (AGJPP), në kundërshtim me Kodin zgjedhor, ka lidhur marrëdhënie pune me kandidatët të cilët e vizitojnë stërvitjen për gjykatës dhe prokurorë publikë.

Në elaborimin e ankesës, shkruan se Akademia për gjykatës dhe prokurorë publikë në janar të vitit 2023 ka publikuar shpallje për pranim të 130 dëgjuesve për gjykatës të ardhshëm dhe prokurorë publikë, ndërsa pas testeve paraprakisht të kryera për gjuhë të huaj, testit psikologjik dhe testit për integritet, më 29 mars të vitit 2024, AGJPP e publkikon orarin për dhënien e testit kualifikues.

Drejtoresha e Akademisë për gjyqtarë dhe prokurorë publikë, Natasha Gaber - Damjanovska, në seancë theksoi se janë të pakënaqur me vendimin dhe se drejtësinë do ta kërkojnë para Gjykatës Administrative dhe, siç tha, humbësit më të mëdhenj në këtë rast janë kandidatët.

"Pra i gjithë procesi ynë i testimit nuk përkon me afatin e përcaktuar në ligj. Procesi ynë ka filluar në janar të vitit 2023 dhe është ende në vazhdim, nënvizoi Gaber-Damjanovska, duke shtuar se nuk dihet saktësisht se kur do të përfundojë ai proces dhe se nuk është një punësim klasik.

Ajo nënvizoi se bëhet fjalë për një çështje me interes serioz publik, e cila do të ketë pasoja afatgjata në kapacitetin e punës së gjykatave dhe prokurorive. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 



QËNDRONI TË LIDHUR