• e diel, 06 tetor 2024

Akademi solemne për Ditën e Alfabetit nën përkujdesjen e zëvendëskryeministrit të parë Grubi

Akademi solemne për Ditën e Alfabetit nën përkujdesjen e zëvendëskryeministrit të parë Grubi
Shkup, 22 nëntor 2022 (MIA)- Me rastin e 114 vjetorit të Kongresit të Manastirit dhe Ditës së Alfabetit sot në Shkup do të mbahet Akademi solemne. Aktiviteti organizohet nën patronazhin e zëvendëskryetarit të parë të Qeverisë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, Artan Grubi, “Z.Ali Ahmeti, kryeministri z.Dimitar Kovaçeski dhe kryetari Kuvendit z.Talat Xhaferi gjithashtu do të marrin pjesë në manifestimin qendror për Ditën e Alfabetit shqip”, thuhet në njoftimin e kabinetit të Grubit. Ngjarja është me fillim në orën 13.00 në Double Tree by Hilton në Shkup.

QËNDRONI TË LIDHUR