• e enjte, 26 dhjetor 2024

Akademi solemne - "32 vite pavarësi" me rastin e festës shtetërore 8 Shtatori

Akademi solemne -

Shkup, 7 shtator 2023 (MIA) - Me Akademi solemne "32 vite pavarësi"  që do të mbahet sot pasdite në Filarmoni, fillon shënimi i Ditës së pavarësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, 8 Shtatori.

Akademia solemne në të cilën do të marrë pjesë dhe do të flasë kryeministri Dimitar Kovaçevski, do të transmetohet drejtpërdrejtë në Radio televizionin naconal, si dhe në kanalet e rrjeteve sociale të Qeverisë.

Shënimi i festës shtetërore që organiozohet nga Qeveria nën moton "Lajmëtari i lirisë", vazhdon nesër me disa ngjarje kulturore, argëtuese dhe sportive.

Me rastin e 32 viteve të shpalljes së pavarësisë së shtetit, nesër delegacioni qeveritar i kryesuar nga kryeministri Dimitar Kovaçevski, në përbërje të zëvendëskryeministrit të parë dhe ministër për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive, Artan Grubi, ministres së Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska, ministrit të Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski dhe ministrit të Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, do të vendosin lule në vendet e përjetshme të prehjes së ish-presidentëve të shtetit, Kiro Gligorov dhe Boris Trajkovski, në Alenë e kolosëve në Varrezat e qytetit "Butel" në Shkup.

Më pas, kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiri së bashku me drejtorin e SPQ "8 Shtatori" dr. Hristian Kostov në SPQ "8 Shtatori" do të marrin pjesë në prezantimin e pajisjes dhe aparaturës së re.

Shënimi i Ditës së pavarësisë do të vazhdojë në Parkun e Qytetit në Shkup, në hapësirën në lokacionin "Guaca", ku do të mbahen stërvitje taktiko-treguese të njësive të Armatës së RMV-së dhe të Minsitrisë së Punëve të Brendshme. Në lokacionin "Guaca" është paraparë edhe program kulturor-artistik, anëtarët e "Bilbilit të Artë", si dhe programk për fëmijë, me pjesëmarrje të Teatrit për fëmijë dhe të rinj të cilët do ta interpretojnë shfaqjen "Giga Mega përralla" në regji të Hana Milenkovskës, vepër e Gorjan Milloshevskit.

Gjatë ditës, në lokacionin e njejtë, të gjithë të interesuarit do të kenë mundësi të jenë pjesë e serisë së aktiviteteve sportive të organizuara në bashkëpunim me Agjencinë për Të Rinj dhe Sport.

Në manifestimin në Parkun e Qytetit do të marrin pjesë kryetari i Qeverisë, Kovaçevski dhe anëtarë të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Plotësisht, si pjesë e shënimit të Ditës së Pavarësisë, në organizim të Qeverisë, krahas manifestimeve të shumta të rastit, për qytetarët, prej orës 11:00 në tërë shtetin do të fillojë manifestimi kulturor "Ditë e hapur për qytetarët", në suaza të të cilit do të sigurohet hyrje pa pagesë për qytetarët në institucionet kulturore, muzetë dhe galeritë në tërë Republikën. 

Në Shkup do të jenë të hapura për vizitë Muzeu Arkeologjik, Muzeu i Historisë Natyrore, Muzeu i Luftës Maqedonase për Pavarësi, Muzeu i Maqedonisë së Veriut, Muzeu i Artit Bashkëkohor, Galeria Nacionale e Maqedonisë së Veriut, Shtëpia Përkujtimore e Nënë Terezës dhe Qendra Konservative (Kisha e Shën Spas).

Në Muzeun e Luftës së Maqedonisë për Pavarësi, më 8 Shtator në orën 12:00, kuarteti harqesh "Luj" nga QSHSHMB "Ilija Nikollovski-Luj" nga Shkupi do të mbajë koncert në të cilin do të jenë vepra të Ravelit, Dvorzhak, Pjacolla dhe të tjerë. Vizitorët do të kenë mundësinë të shohin edhe ekspozitën e përkohshme “Themeli i shtetësisë”, kushtuar ngjarjeve kyçe të formimit të shtetit - Ilinden 1903, Ilindeni 1944 dhe shpallja e Pavarësisë në vitin 1991.

Opera dhe baleti nacional do t'i bashkohet kremtimit me koncert të arieve të njohura operistike, që më 8 shtator në orën 20:00 do të mbahet para platosë së institucionit.

Me rastin e festës së Pavarësisë, në orën 18:00 në Kinonetën do të shfaqet një nga filmat dokumentar maqedonas më të vlerësuar, “Toka e mjaltit”, me regji të Tamara Kotevska dhe Ljubomir Stefanov. Në orën 20:00 do të shfaqet filmi “Shëruesi”, i cili është filmi i parë debutues artistik i regjisorit dhe skenaristit Gjorçe Stavreski. ab/

foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR