• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Ajdini: Taravari nuk ka qenë anëtar i PDSH-së

Ajdini: Taravari nuk ka qenë anëtar i PDSH-së

Tetovë, 12 prill 2024

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare Menduh Thaçi, kur thotë se Arben Taravari është një mashtrues dhe manipulant i madh ka fakte dhe argumente.

Personi A.T. jo vetëm që është një mashtrues dhe manipulant i madh por është një gënjeshtar dhe hajn, si vegël e Mickovskit të VMRO-së dhe Levicës, nuk ndalet duke mashtruar, uzurpuar dhe keqpërdorur diçka që nuk i takon atij.

Siç mund të shihet në foto personi A.T. që pretendon të bëhet president, që nga 16 shkurti 2008 nuk ka qenë anëtar i Partisë Demokratike Shqiptare.

Personi A.T. siç mund të shihet në pamjet në video ka qenë në këshillin nismëtar për themelimin e Bashkimit Demokratik Shqiptar të Bardhyl Mamutit që nga shkurti i vitit 2008.

Në shtetet e mirëfillta ku sundon ligji dhe rregulli, ndaj personave të këtillë si A.T. që keqpërdorin për interesat e tyre emblemën dhe emrin e një subjekti juridik siç është në këtë rast PDSH, ballafaqohen me masa ndëshkuese dhe dënime.

Ne si Parti Demokratike Shqiptare nuk do t’i hyjmë këtyre procedurave por vetëm ja bëjmë me dije opinionit se ky mashtrues si A.T. nuk ka asnjë vlerë morale e njerëzore për të kërkuar votat e shqiptarëve.

Partia Demokratike Shqiptare si pjesë e Frontit Evropian u bën thirrje gjithë shqiptarëve dhe qytetarëve tjerë që me votën e tyre për kandidatin tonë për president z.Bujar Osmani përfundimisht të debllokohet procesi integrues në Bashkimin Evropian dhe njëkohësisht personat e tillë si A.T. t’i largojmë nga skena politike.

Sali Ajdini

Shef i shtabit qendror PDSH

____________________________________________________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR