• e martë, 24 dhjetor 2024

"Ajër, shëndet dhe asgjë më pak": Qytetarët marshuan për ajër të pastër

Shkup, 10 dhjetor 2024 (MIA) - "Ajër, shëndet dhe asgjë më pak",  "Kush djathtas, kush majtas, të gjithëve na zihet fryma", "Në Shkup jetojnë ndërtesa dhe makina, njerëzve u zihet fryma!", ishin një pjesë e parullave të marshimit të sotëm protestues kundër ndotjes së ajrit që u zhvillua në Shkup. 

Në protestën e organizuar nga nisma civile "Qyteti  i gjelbër human", qytetarët marshuan nga Ministria e Mjedisit Jetësor, përmes Kuvendit deri në Qeveri. Ata kërkuan zgjidhje të menjëhershme të problemit në mënyrë që qytetarët të mos bëhen emigrantë ekologjikë nga vendi i tyre. 

"Sot u mblodhëm këtu nga e gjithë Maqedonia të flasim se sa mbetëm pa frymë.Të themi se është mjaft! Mbi dhjetë vjet si aktivistë kemi folur për ndotjen e ajrit. Na ka ardhur mbi kokë! Vetëm presim që institucionet të thonë diçka, të lëvizin gishtin dhe kurrsesi  të ndoshë kjo. Jemi këtu për të shprehur revoltën tonë sepse jemi shpërngulur nga shteti si emigrantë mjedisorë", tha eko-aktivisti Goran Jovanovski nga Qyteti  i gjelbër human"

 

Ai potencoi se kërkesat e tyre u janë dorëzuar të gjitha institucioneve për zbatimin e tyre dhe zgjidhjen e problemit të ndotjes së ajrit.

 Dejan Dimitrovski nga "Të Gjelbrit nga Gazi Baba" u bëri thirrje më shumë qytetarë që t'u bashkohen këtyre protestave për të ndihmuar në zgjidhjen e situatës.

Дејан Димитровски од „Зелените од Гази Баба“ повика повеќе граѓани да се придружат на овие протести со цел да се помогне да се реши ситуацијата. 

Protesta organizohet sepse çdo vit, sipas informacioneve të "Qyteti i gjelëbr human" nga 3.828 deri më 5000 njerëz në vend i humbin jetët e tyre si pasojë e drejtpëdrejtë e ekspozimit të grimcave të dëmshme PM2.5.  

Kjo paraqet 17,7 për qind nga vdekshmëria e përgjithshme në shtet. Në mënyrë të veçantë shqetëson fakti se një nga nëntë fëmijët e vdekur nën një vjeç e humb jetën për shkak të ndotjes së ajrit.   

Foto: MIA 




QËNDRONI TË LIDHUR