• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Ahmeti: Zgjedhjet do të mbahen në terminin e rregullt dhe nuk ka nevojë për takim të liderëve

Ahmeti: Zgjedhjet do të mbahen në terminin e rregullt dhe nuk ka nevojë për takim të liderëve

Shkup, 10 tetor 2023 (MIA) - Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, sot deklaroi se në këtë moment zgjedhjet nuk ofrojnë zgjidhje dhe ka theksuar se zgjedhjet parlamentare do të mbahen në terminin e rregullt.

- Prioriteti mbi prioritetet është se si të arrihet marrëveshje për ndryshimet kushtetuese dhe mbajtja e konferencës ndërqeveritare, që duhet të mbahet në fund të këtij viti. Nuk e di se çfarë mund të bëjmë për t'i shërbyer më mirë njerëzve, sesa ta anëtarësojmë vendin në Bashkimin Evropian. Zgjedhjet nuk ofrojnë zgjidhje, kështu që zgjedhjet do të mbahen në terminin e rregullt, në pranverë të vitit të ardhshëm", tha Ahmeti në pyetjen e gazetarit në promovimin e projektit “Përmirësimi i ujësjellësit për vendbanimet Rashçe, Kopanicë, Bojanë, Bukoviç, Llaskarc, Çajlanë dhe Semenishtë.

Ahmeti theksoi se ne rast se VMRO-DPMNE-së i pengon që BDI-ja të jetë në udhëheqësinë e shtetit, do të tërhiqen nga pushteti ekzekutiv ne momentin kur ata do të votojnë ndryshimet kushtetuese.

Lidhur me thirrjen e kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski ditëve të fundit për takim të liderëve me kryetarin e LSDM-së dhe kryeministrin Dimitar Kovaçevski, ku do të diskutohej për zgjedhjet e ardhshme dhe për procesin zgjedhor, Ahmeti  tha se nuk ka nevojë. si/bsh/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR