• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Ahmeti takon ambasadorin francez Bomgartner: Të vazhdojmë rrugën evropiane

Ahmeti takon ambasadorin francez Bomgartner: Të vazhdojmë rrugën evropiane
Tetovë, 28 tetor 2022 (MIA) - Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka pritur sonte në darkë pune në Tetovë, ambasadorin e Republikës së Francës në vend, Siril Bomgartner. Siç thuhet në kumtesë, Ahmeti dhe ambasadori Bomgartner kanë vlerësuar lartë procesin eurointegrues që Republika e Maqedonisë së Veriut e ka nisur me mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare pas hapjes së bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe që vazhdon tashmë me procesin e skriningut. “Gjatë takimit, të dy bashkëbiseduesit diskutuan edhe për ndryshimet kushtetuese dhe nevojën e përfundimit të këtij procesi si kusht për të vazhduar rrugën europiane që Republika e Maqedonisë së Veriut e ka nisur, ndërkohë që bashkëpunimi mes partive politike në vend është më se i duhur pasiqë vendi gjendet në një moment kyç për të ecur përpara”, thuhet në kumtesë. Ahmeti mes tjerave ka theksuar se ishte propozimi francez i presidentit francez Emanuel Makron që vendosi në binarë procesin e integrimit të vendit dhe se bashkëpunimi mes dy vendeve duhet të vazhdojë edhe më tej duke mos lënë anësh mbështetjen e Francës deri në finalizimin e procesit të integrimit në BE. Ambasadori Bomgartner shprehu mbështetjen e plotë të Francës për integrimin evropian të vendit tonë, ndërsa lideri i BDI-së theksoi bindjen që të gjithë forcat proevropiane në vendin tonë do të mobilizohen për të vijuar rrugën integruese dhe nuk do të lejojnë ndikime destruktive dhe regresive në realizimin e synimeve të qytetarëve. bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR