• e shtunë, 23 nëntor 2024

Ahmeti takoi Ambasadorin shqiptar Meidani: Shqiptarët po përbuzen, nevojitet platformë për legjitimitet

Ahmeti takoi Ambasadorin shqiptar Meidani: Shqiptarët po përbuzen, nevojitet platformë për legjitimitet

Shkup, 31 korrik 2024 (MIA) - Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim,   Ali Ahmeti, ka pritur sot në Tetovë Ambasadorin e ri të Republikës së Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut,   Denion Meidani. 

"Ahmeti përgëzoi ambasadorin Meidani për detyrën e re dhe e siguroi që marrëdhëniet vëllazërore midis tij dhe përfaqësuesve të Shqipërisë në vend do të vijojë si gjithmonë. Ai e  njoftoi Ambasadorin Meidani për situatën aktuale politike në vend dhe pasojat që mund të sjell vendimi për të suspenduar dhe mosrespektuar vullnetin e popullit shqiptar të shprehur në zgjedhje demokratike më 8 maj", njoftojnë nga BDI.

Marrëveshja e Ohrit, thonë nga BDI, po cënohet edhe nga vazalët e ditëve të sotme që po poshtërsojnë shqiptarët çdo ditë e më tepër duka na kthyer pas dhe duke rrënuar të arriturat në aspekt të barazisë në vend.  

Nga partia e Ahmetit theksojnë  se lideri Ahmeti njoftoi Ambasadorin Mediani për angazhimin e   Paul Villiams dhe ekipit të tij të ekspertëve për hartimin e platformës së legjitimitetit dhe moslejimin e nëpërkëmbjes së vullnetit të shqiptarëve.  

"Gjithashtu u fol për korridorin 8 dhe u dakorduan që është projekti më i rëndësishëm infrastrukturor historik midis dy vendeve dhe do të vijojë së ndërtuari.  Porti i thatë në Strugë, kontrolli i përbashkët i kufirit, ndërtimi i hekurudhës Kërçovë - Durrës, korridori 8, me doemos të vazhdojnë dhe të realizohen në përpikmëri", bëjnë të ditur nga BDI.

 Foto: BDI

 

QËNDRONI TË LIDHUR