• e diel, 24 nëntor 2024

Ahmeti: Pjesëmarrje e ulët në zgjedhje për këshilltarë në Tetovë

Ahmeti: Pjesëmarrje e ulët në zgjedhje për këshilltarë në Tetovë
Shkup, 20 gusht 2022 (MIA) - Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në konferencën e sotme për media pas përfundimit të zgjedhjeve për këshilltarë në Komunën e Tetovës, theksoi se dalja ka qenë shumë e ulët. Sipas tij, nga 76 për qind të votave të numëruara, BDI ka marrë gjithsej 7.706 vota. “Mosdalja është shumë e lartë në këto zgjedhje, fatkeqësisht edhe në kohë të gabuar, por kjo është demokracia dhe ne e respektojmë. BDI deri tani ka marrë 7.706 vota, Lëvizja Besa 8.341, PDSH 788, Aleanca për Shqiptarët 614, Alternativa 699, VMRO-DPMNE 2.169, LSDM 1.316, Lista ‘Më mirë për Tetovën’ 414, E Majta 347, Partia e Turqve 164, Partia e Romëve 104 dhe Integra 94 vota”, tha ai. Për ne, theksoi Ahmeti, më me rëndësi janë proceset, ajo që edhe më tej të vazhdojmë të investojmë në standardet demokratike duke filluar nga proceset zgjedhore deri në sundimin e ligjit, shtetit të së drejtës.

QËNDRONI TË LIDHUR