• e mërkurë, 21 janar 2026

Ahmeti: Pajtohemi me një njesi zgjedhore, me prag prej 5 për qind dhe lista të hapura, ndërsa për heqjen e qeverisë teknike duhet të konsultohen BE-ja dhe SHBA-ja

Ahmeti: Pajtohemi me një njesi zgjedhore, me prag prej 5 për qind dhe lista të hapura, ndërsa për heqjen e qeverisë teknike duhet të konsultohen BE-ja dhe SHBA-ja

Shkup, 14 janar 2026 (MIA) - Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, pas takimit të liderëve, theksoi se ata janë për një njësi zgjedhore me prag zgjedhor prej pesë për qind dhe lista të hapura. Lidhur me idenë e kryeministrit Hristijan Mickoski për heqjen e qeverisë teknike, ai theksoi se duhet të konsultohen me BE-në dhe SHBA-në.

"Lidhur me çështjen e qeverisë teknike, ne jemi të qëndrimit se duhet të konsultohemi shtesë me bashkësinë ndërkombëtare, faktorin ndërkombëtar dhe partnerët që janë bashkautorë të tekstit për qeverinë e Përzhinës - BE-në dhe SHBA-në", tha Ahmeti.

Lidhur me ndryshimet në Kodin Zgjedhor, Ahmeti theksoi se ata i kanë prezantuar propozimet e tyre. 

"Pajtohemi me një njësi zgjedhore, me prag prej 5 për qind dhe me lista të hapura. Tani kjo çështje mbetet për diskutime të mëtejshme", tha lideri i BDI-së.

 Lidhur me çështjen e sigurimit të shumicës së dyfishtë për zgjedhjen e Avokatit të Popullit, Ahmeti tha se ka kërkuar konsultime shtesë.

"Nuk janë bërë konsultimet e nevojshme, por veprimet u ndërmorën në mënyrë arbitrare, e demokracia konsensuale ka rregullat e veta. Ajo që mbetet është që koordinatorët e grupeve parlamentare të kërkojnë zgjidhje dhe konsultime shtesë se si mund të zgjidhet kjo çështje, theksoi Ahmeti.

Lidhur me ligjet e “Sejf Siti”, për të cilat është e nevojshme shumica e Badenterit dhe janë të bllokuara nga “Fronti Evropian” i udhëhequr nga BDI, Ahmeti theksoi se koordinatorët e grupeve parlamentare mbetet të takohen dhe të gjejnë një zgjidhje.

Sa i përket çështjeve të tjera për të cilat ai planifikoi të diskutojë, u vendos që Ahmeti të takohet shtesë me Mickoskin. ls/

Foto/video: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR