• e enjte, 26 dhjetor 2024

Ahmeti për takimin Vuçiq-Kurti në Ohër: Po bëhen hapat e fundit drejt pajtimit, i inkurajoj autoritetet kosovare

Ahmeti për takimin Vuçiq-Kurti në Ohër: Po bëhen hapat e fundit drejt pajtimit, i inkurajoj autoritetet kosovare

Tetovë, 14 mars 2023 (MIA) - Kryetari i Bashkimit Demokratik pët Integrim (BDI), Ali Ahmeti nga ngjarja në fshatin e Tetovës, Sellcë, foli për takimin e ardhshëm në Ohër, të shtunën, ku pritet kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq të nënshkruajnë marrëvehsje dhe duke e vlerësuar si përfundimtare procedurën për pajtim. Ahmeti konsideron se komuniteti ndërkombëtar nuk guxon ta përsërisë rastin me Bosnjë e Hercegovinës.

"Po bëhen hapat e fundit drejt, edhe të pajtimit, i inkurajojmë autoritetet kosovare, kryeministrin, kryetarin e Kuvendit dhe presidentin, deputetët dhe opozitën më 18 mars në Ohër të sillet vendim stabil dhe i drejtë që Kosova përfundimisht të hyjë në rrugën pa kthim të integrimeve në strukturat botërore të KB-së, NATO-s dhe BE-së. I inkurajojmë autoritetet pa hamendje të vendosin për të ardhmen e Kosovës dhe ata na kanë pas. Por, i bëjmë thirrje edhe komunitetit ndërkombëtar, ndërmjetësuesve për këtë marrëvehsje për pajtim, të mos ndodhë rasti me Bosnjën, ku Bosnja është shtet jofunkksional dhe shembull i keq, prandaj çdo zgjidhje që do të arrihet më 18 mars në Ohër, duhet të jetë në[ shrëbim të zgjidhjes, paqes së përhershme dhe në pajtim të plotë me autoritetin e Kosovës si përfaqësuese legjitime e mijëra e mijëra sakrificave", deklaroi Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.

Ahmeti foli në ngjarjen e titulluar "Pranvera e dinjitetit", në fshatin Sellcë të Tetovës, që organizohet me rastin e 14 marsit të vitit 2001 kur filloi konflikti i armatosur në tetovë. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR