• e martë, 24 dhjetor 2024

Ahmeti: Nëse humbi në zgjedhje, do të tërhiqem nga politika

Ahmeti: Nëse humbi në zgjedhje, do të tërhiqem nga politika

Shkup, 4 nëntor 2024 (MIA) - Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti nga takimi i sotëm me qytetarët në Kumanovë, tha se nëse humb në zgjedhje, do të tërhiqet nga politika.

Kjo deklaratë e Ahmetit vjen disa ditë pasi Koalicioni "Vlen" e porositi se nëse ai me të vërtetë dëshiron zgjedhje të parakohshme, le të deponojë garancë që kur të humb, të largohet nga politika.

"Duhet të dalim publikisht, hapur t'u themi, pasi këta nuk kuptojnë. Ne nuk jemi të interesuar të hyjmë në Qeveri, por sa më shpejtë e braktisin Qeverinë, aq më mirë është për ta, për familjet e tyre, pasi kjo është faqe e zezë për shqiptarët. Dëgjova, kërkojnë të nënshkruajë te noteri se nëse me një votë humbi në zgjedhje, nuk do të jem pjesë e pushtetit. Një çerek shekulli them, nëse i humbi zgjedhjet, kthehem në shtëpi", tha Ahmeti. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR