• e shtunë, 28 dhjetor 2024

Ahmeti në takim me komunitetin e biznesit në Gostivar: Na duhet treg 500 milionësh për funksionim

Ahmeti në takim me komunitetin e biznesit në Gostivar: Na duhet treg 500 milionësh për funksionim

Gostivar, 3 maj 2024 (MIA)- Fronti Evropian i udhëhequr nga kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti pasditën e sotme zhvilluan një takim me komunitetin e biznesit në Gostivar. Ahmeti duke i uruar për fitoren e madhe të 24 prillit, në fjalën e tij potencoi se 8 maji është ditë e rëndësishme zgjedhje. Siç shtoi ai, 8 maji nuk është ditë zgjedhjesh normale, por referendum me të cilën duhet të zgjedhim mes integrimit dhe izolimit.

"Më 8 maj ka referendum. Ku kemi dy filozofi, integrim apo izolim. Ju si klasë e biznesit a doni treg prej 2 milion apo milionë. Qoftë biznesi shqiptarë, apo maqedonas duan treg prej 500 milionë. Dhe kjo filizofi është mirë e përpunuar në korniza për ekonominë, me ekspertë mire të përgatitur, dhe jo mbi baza etnike të shihet sepse ky shtet është i përbashkët. Dhe në korniza të përpunimit të kësaj platforme duhet të kyçen të gjithë ekspertë, pavarsisht a janë maqedonas, a janë shqiptar apo të komuniteteve tjera. Sepse ekonomia nuk mund të përparojë e ndarë. Tjetër është ajo se si e shohin disa patriota me bateria që kanë lindur vonë. Ky shtet është shteti ynë. Ky shtet ka nevoj për më shumë paqe, stabilitet, siguri, zero pproblem me fqinjët dhe sa më pare të integrohemi në Evropë. Është një problem që duhet të tejkalohet pa vonesë. Prandaj, ndryshimi i Kushtetutës është i domosdoshëm, dhe nuk ka asnjë pengesë dhe asnjë shtesë nga Bullgaria, sepse marrëveshja mes palëve është e BE-së, garanci është Brukseli. Dëgjoj zëra nga bashkqytetarët maqedonas se gjoja se do të asimilohen, tjetërsohen e asgjësohen, por këto janë për politika ditore, fjalime për fushata zgjedhore por nuk janë për drejtim të shtetit. Me fjalime patriotike nuk ecet përpara. Duhet të koncentohemi fortë mirë se si vendin ta anëtarësojmë në BE dhe nuk ka asnjë rrezik për komunitetin maqedonas. Komuniteti maqedonas mund ta ruaj identitetin e vet të paprekshëm duke qenë në bashkëpunim të ngushtë e të afërt me shqiptarët si komuniteti i dytë më i madh në vend, sepse ne as kontestojmë histori te tyre, as gjuhë e kulturë. Por ne e pranojmë identietin e tyre ashtu siç ata e kanë deklaruar. Ndryshimi i kushtetutës ashtu siç na çoi MO e Marrëveshja e Prespës në NATO, ashtu do të aderojmë në BE si Maqedoni, Shqipëri e Mali i Zi dhe pëpjeket maksimale të bëhen të gjindet zgjidhje e problemit mes Kosovës e Sërbisë, duke pasur njohje reciproke mes këtyre dy shteteve dhe të hapërojnë bashkërisht për anëtarësim në BE. Por pakoja është e pandarë, Maqedoni, Shqipëri dhe Mali i Zi. Prandaj tregu që zgjerohet, ai nuk varfërohet, por pasurohet dhe begatohet. Zërat që dëgjoj, se gjoja se ai bën qeveri, ky bën qeveri, këto janë zëra të mekur. Më 24 prill populla e dha verdiktin, kërkush nuk është i interesum, t'i lëmë frazat e fushatës, më 9 maj gjithsecili mendon ato që do të fitojnë se si të kenë një shtet stabil, si të kemi paqe mes komuniteteve. Dhe prova për stabilitet dhe njerëz të përcakutar për paqe, profesionistë që din të drejtojnë është investimi kombëtar për 22 vjet dhe i grumbulluar dhe i rreshtuar në Frontin për Evropë", tha Ahmeti.

Fatmir Besimi shtoi se rritje e pagave në ekonominë e vendit është që paga mesatare të arrijë 900-1000 euro duke përfshirë edhe masa të tjera të cilat po përmenden nga OEMVP-ja të cilat ishën në programin e Odës Ekonomike.

"Kemi pasur takime paraprake me OEMVP në hartimin e këtij programi por edhe me qytetarët, komunat dhe komunitetin e biznesit dhe është hartuar një platform e cila përmban tre shtylla: njëra nga ato tre shtylla është Marrëveshja Kornizë Ekonomike. Kemi definuar disa shtylla si prioritete. Ato janë: rritje e përshpejtuar e qëndrueshme, ekonomi konkuruese dhe transformim digjital. Zhvillim i qëndrueshëm dhe transformim i gjelbër, infrastrukturë moderne dhe zhvillim i barabartë rajonal, kapitali njerëzor dhe cilësi e jetës si dhe rini aktive dhe shoqëri e barabartë. Këto janë sa i përket mirëqënies ekonomike dhe zhvillimit ekonomik. Rritje e përshpejtuar ekonomike prej 5% mesatare vjetore, me inflacion stabil të çmimeve prej 2% do të nënkuptojë një rritje e investimeve në ekonominë e vendit mbi 10% në nivel vjetor dhe investimet e huaja direkte që nënkuptojnë edhe mundësi të tjera për vende të reja pune dhe bizneset lokale apo vendore me 4 milard euro për periudhën prej 4 vjeçare që vjen. Rritje e pagave në ekonominë e vendit që paga mesatare të arrijë 900-1000 euro duke përfshirë edhe masa të tjera të cilat po përmenden nga OEMVP-ja të cilat ishën në programin e Odës Ekonomike", tha Besimi.

Kreshnik Bekteshi, duke prezantuar pikat që përmban kjo marrëveshje ekonomike, potencoi se ka ardhur koha që t’ju jepet mundësi edhe më shumë sektorit privat.

"Konsiderojmë se në Republikën e Maqedonisë së Veriut pas Marrëveshjes së Ohrit ka ardhur koha për Marrëveshjen Kornizë Ekonomike. Kjo marrëveshje do të grantojë zhvillim ekonomik, por mbi të gjitha mirëqenie dhe standard më të mirë për të gjithë qytetarët në vendin tonë. E kam theksuar edhe në debate televizive se në RMV përveç pjesëse kuantitave në sektorin publik, ka ardhur koha që t’ju jepet mundësi edhe më shumë sektorit privat, duke marrë parasyshë të kaluarën dhe strukturën e vendit. Kur flasim për të kaluarën flasim për vitet e 90-ta dhe fundvitet e 80-ta ku çdo kush nga ne e din se si është bërë privatizimi si është dhënë kapitali shtetëror, dhe sot ajo ka ndryshuar dhe sektorët kryesisht ekonomike udhëhiqen nga kuadro shqiptar në këtë rast të BDI-së. Marrëveshjen Kornizë Ekonomike do ta ndaj në dy shtylla: Ekonomi e integruar që do të thotë lehtësim të procedurave siç i përmendi ministri i Financave, hapet rrugë për sipërmarrësit që të zhvilllojnë bizneset e tyre por edhe në RMV të kenë vlerë të shtuar produktet e atyre në aspektin e buxhetit dhe në krijimin e vendeve të punës dhe ekonomi e drejtë. Paraprakisht e thash pjesën e privatizimit dhe ka pasur debat vitin e fundit në veçanti me disa prej mediumeve dhe disa qendrave të ndryshme në RMV që kanë pasur edhe mbledhje të ndryshme me të vetmin qëllim që ekonominë ta prezentojnë në mënyrë se është e shqiptarve, a e maqedonasve apo komuniteteve tjera.

"Është edhe ligji për mbështetje financiare të investimeve i cili do të kalojë edhe në sektor të tjerë përveç atyre të përpunimit dhe sektorëve industrial të cilat janë të fokusuara në prodhim. Ky ligj filloi si iniciativ e Ministrisë së Ekonomisë dhe kemi përfshirë edhe pjesën e gastronomisë dhe hotelierisë për tërheqjen e sa më shumë turistëve të huaj. Me ligjin për mbështetje financiare të investimeve, 35 milionë euro i ndajmë për investitorët vendas, dhe kompanitë vendore në mënyrë të barabartë do të jenë të ndihmuar nga shteti", potencoi Bekteshi.

QËNDRONI TË LIDHUR