• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Ahmeti: Koalicionimi me Lidhjen Demokratike Boshnjake na bën bindshëm triumfues

Ahmeti: Koalicionimi me Lidhjen Demokratike Boshnjake na bën bindshëm triumfues

2 prill 2024

Pas nënshkrimit të koalicionit për Frontin Europian me PDSH-në e Menduh Thaçit, Lëvizjen Populli të Skender Rexhepi Zejdit, PDE-në e Arjanit Hoxhës, me Partinë Demokratike Turke, me Partinë e Unionit të Romëve dhe me përfaqësuesit e Lëvizjes së Turqëve të Maqedonisë për Drejtësi dhe Demokraci, me kryetarin e Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela, Ali Ahmeti sot ka nënshkruar marrëveshje të koalicionit me me kryetarin e Lidhjes Demokratike Boshnjake, z. Munir Kolashinac.

Ahmeti gjatë fjalimit tregoi rëndësinë e koalicionimit të sotëm në Parkun e Çairit, si shenjë solidariteti për të ndarë dhimbjen për të gjithë ata që kanë rënë dëshmorë gjatë luftës në Bosnjë dhe Hercegovinë.

“Kjo marrëveshje nënshkruhet para një monumenti që na ktheh në një kohë dhimbjesh, e këtë dhimbje ne e kemi ndarë bashkë me vllezërit boshnjakë, jo vetëm duke ndarë dhimbjen por jemi solidarizuar dhe kemi marrë pjesë dhe në frontet e luftës. Unë dua të kujtoj Bekim Berishën, i cili asokohe mori plagë të rënda në luftën e Bosnjes dhe përfundimisht ra dëshmor në Junik të Kosovës. Me këtë rast dua t’i kujtojmë të gjithë ato jetë të humbura gjatë luftës dhe atij gjenocidi të përgjakshëm. Prandaj dhe kryetari i Lidhjes  së Boshnjakëve ka rënë dakord që kjo marrëveshje të nënshkruhet përpara këtij monumenti, me çka të kujtojmë dhimbjet, tragjedinë dhe gjenocidin”, u shpreh para të pranishmëve kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti duke shtuar: "Kjo marrëveshje bëhet që t'i themi jo Rusisë jo gjenocidit dhe dhunës që ushtrohet në Ukrainë. Kjo aleancë që Lidhja Boshnjake bëhet me Frontin Europian, e forcon këtë front dhe e bën bindshëm triumfues në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare. Të gjithë së bashku i themi jo Rusisë dhe po Europës, dhe me këtë moto i thërrasim të gjithë qytetarët e Maqedonisë, sepse paqja stabiliteti siguria dhe ardhmëria, ndërtohen bashkarisht. Ky front është misionar i paqes, andaj të rrojë populli dhe fitore më 24 prill, dhe 8 maj në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare”,  tha Ahmeti.

Kryetari i Lidhjes Demokratike Boshnjake, Munir Kolashinac, në fjalimin e tij tha se Lidhja Demokratike Boshnjake po bëhët pjesë e Frontit fitues, ndaj si komunitet do të japin kontributin e tyre për një ardhmëri europiane të vendit.

“Lidhja Demokratike Boshnjake pas konsultimeve të brendshme partiake, vendosi të bashkohet në Frontin e fitores për Europë, që si boshnjakë të japim kontributin tonë në këtë iniciativë më të mirë për vendin tonë. Përmes Frontit Europian, tashmë edhe ne boshnjakët kemi bërë zgjedhjen e duhur, duke u bërë bashkë më komunitete të tjera për një ardhmëri europiane për Maqedoninë e Veriut”, deklaroi Kolashinac.

Bashkimi Demokratik për Integrim

__________________________________________________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.

Foto: BDI

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR