• e premte, 08 nëntor 2024

Ahmeti ka vendosur lule në përmendoren e Skënderbeut

Ahmeti ka vendosur lule në përmendoren e Skënderbeut

Shkup, 17 janar 2024 (MIA) - Kryetari i Bashkimti Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, së bashku me përfaqësues të udhëheqësisë së partisë sot ka vendosur lule në përmendoren e Skëndereut në Shkup, me rastin e shënimit të ditës së vdekjes së udhëheqësit ushtarak shqiptar.

Ahmeti në deklaratën për media e theksoi rëndësinë e Skënderbeut dhe theksoi se lëvizja e tij dhe rezistenca ka qenë e inspiruar deri në lirimin e plotë të Kosovës dhe barazisë së plotë të shqiptarëve në vend.

"Sot është ditë e rëndësishme, dita e Skënderbeut, dita e gjeneralit mbi gjeneralët e lëvizjes çlirimtare të shqiptarëve, të rezistencës së madhe, e cila u krijua me lëvizjen e tij, që na ka shërbyer ne si inspirim dhe na ka mbajtur të gjallë deri në lirimin e plotë të Kosovës dhe barazisë së plotë të shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut", tha Ahmeti.

Shtoi se është shumë krenar që e vazhdon misionin e Kadri Zekës dhe Jusuf Gërvallës dhe që sot ka patur mundësi në nder të vdekjes së tyre, ta zbulojë përmendoren e atyre që kanë punuar në bashkimin politik të shqiptarëve. 

Lideri i BDI-së tha se këtë ditë do ta rrumbullaksojë me flakadanin e janarit në Gostivar, ngjarje që e shënon ditën e atyre të cilët, siç tha, e kanë dhënë jetën për liri dhe demokraci. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR