• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Ahmeti kërkoi nga Gjykata Kushtetuese që të hedh poshtë iniciativat për Ligjin për gjuhët

Ahmeti kërkoi nga Gjykata Kushtetuese që të hedh poshtë iniciativat për Ligjin për gjuhët

Shkup, 9 dhjetor 2024 (MIA) - Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti sonte në tubimin para Gjykatës Kushtetuese ku nga mbrëmë organizohen të ashtuquajturit “Roja e gjuhës”, kërkoi nga Gjykata që të hedh poshtë 13 iniciativat e iniciuara për kontestimin e dispozitave të Ligjit për përdorimin e gjuhëve.

“Asnjëherë nuk kemi kontestuar, as gjuhën e bashkëqytetarëve, as historinë e bashkëqytetarëve, prandaj mos i prekni në palcë shqiptarët, sepse edhe durimi ka një fund. Kështu që larg duart nga ndryshimi i ligjit të gjuhës, po të ishit politikanë të mirë dhe me vizion, do ta avanconit këtë gjuhë, por jo edhe ta cungoni”, deklaroi Ahmeti.

Ai konfirmoi se BDI ka votuar për zgjedhjen e gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese dhe dy prej tyre, siç tha ai, janë propozime të presidentit Gjorge Ivanov.

Nga tenda para Gjykatës, Ahmeti i dërgoi mesazh kryeministrit Hristijan Mickoski, që mos të preket, siç tha ai, palca e shqiptarëve.

“Z.Hristijan, lufta u ndërpre me një kompromis që palët nuk i kënaq, edhe ne jemi të pakënaqur me atë kompromis, por kompromiset janë zgjidhja më e mirë. Si për ju, ashtu edhe për ne. Prandaj respektoni Marrëveshjen e Ohrit dhe mos cenoni dhe mos prekni në palcën e shqiptarëve, sepse nuk është mirë as për ju, as për ne, ky shtet është i përbashkët”, tha Ahmeti.

Ai porositi kryeministrin se nuk dalin të mbrojnë korrupsionin dhe krimet sepse më parë kishin bërë thirrje për vetting ndaj të gjithëve.

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR