• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Ahmeti: Fillon beteja për legjitimitet, jo për pushtet

Ahmeti: Fillon beteja për legjitimitet, jo për pushtet

Tetovë, 29 maj 2024 (MIA) - Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti sot në konferencë për shtyp me liderët partiak të koalicionit Fronti evropian tha se Marrëveshja e Ohrit është shkelur sepse nuk është respektuar legjitimiteti i votuesve të tyre. Prandaj, theksoi ai, fillon beteja për respektim të frymës së Marrëveshjes së Ohrit, e cila bazohet në legjitimitet dhe të drejtën e zakonshme të përfaqësimit nga ana e atyre që e kanë legjitimitetin e bashkësive.

Sipas Ahmetit, kur respektohet fryma e Marrëveshjes së Ohrit, shoqëria përparon dhe të gjithë qytetarët janë të barabartë.

"Gjithsesi se është shkelur Marrëveshja e Ohrit, sepse Marrëveshja e Ohrit duhet të lexohet edhe njëherë. Marrëveshja e Ohrit i sanksionon këto çështje, por ajo nuk lexohet njejtë nga të gjithë personat faktorë politik dhe ne nuk lejojmë kjo marrëveshje as të rrezikohet as të shkelet dhe tërësisht jemi të mobilizuar dhe të organizuar për mbrojtjen e legjitimitetit. Neve na pyesin njerëzit përse ne të votojmë kur dikush tjetër vendosë për përcaktimin tonë. Ne kemi vepruar si njerëz të cilët e kemi fituar legjitimitetin nga votuesit, dhe dje në Kuvend ishim për verifikim të mandateve por u larguam nga Kuvendi sepse ndjehemi të nënçmuar sepse është shkelur legjitimiteti i të gjithë atyre që votuan më 8 maj. Nuk bëhet fjalë për bojkot, ne do t'i shfrytëzojmë të gjithë mekanizmat demokratik në mbrojtje të legjitimitetit", tha Ahmeti.

Në pyetjen e gazetarëve nëse në vitin 2017 ishte shkelur Marrëveshja e Ohrit kur BDI formoi Qeveri me partinë e cila nuk fitoi në zgjedhje, Ahmeti me përgjigje se përgjegjësinë e bartë mandatari.

"Përgjegjësinë për organizimin shtetëror e bartë mandatari. BDI nëa të kohë dhe në këtë rast me Frontin nuk është mandatar dhe përgjegjësinë për stabilitet, marrëdhënie të mira ndëretnike, procese politike, për procese të rëndësishme në të cilat ne ndodhemi si në raport me fqinjët ashtu edhe në raport me Brukselin, përgjegjësinë e bartë mandatari. Nëse do ta respektojë legjitimitetin e shumicës së qytetarëve të cilët nuk janë shumicë dhe kjo përgjegjësi bie mbi mandatarin, dhe jo mbi ne. Unë jam së bashku me kolegët e mi në mbrojtje të legjitimitetit të fituar nga votuesi", tha Ahmeti.

Në pyetjen e gazetarëve se çfarë do të bëjë tetë vite në opozitë, Ahmeti tha se nuk janë të shqetësuar për pjesëmarrjen e tyre në pushtet por për mbrojtje të legjitimitetit të votuesve të tyre.

"Për 22 vite çdoherë me luftë i kemi fituar të drejtat me garancë nga NATO-ja, BE-ja, SHBA-ja, asnjëherë nuk kemi qenë rehat në kolltuqet për të cialt mendoni se ishin të bita. Fare nuk na dridhet syri, shqetësimi ynë është sepse ne si shqiptarë jemi në situatë ta shkelim legjitimitetin për ambicie grupore apo personale. Sot temë e shqiptarëve është mbrojtja e legjitimitetit sepse edhe më i riu më pyet përse të votoj unë kur dikush tjetër vendosë për fatin tim për të drejtën tonë demokratike, e ajo është vota. Ky është shqetësimi ynë, dhe jo opozita. Edhe tetë vite po të jemi opozitë, shqiptarët do të shkojnë përpara. Por, është pyetje nëse do të jemi, opozitë, dhe luftën nuk e bëjmë për pushtet, nuk është fare për pushtet, por ne dëshirojmë shtet stabil, shtet të qetë të sigurt dhe funksional, me marrëdhënie të mira ndëretnike. Se sa kjo u shërben marrëdhënieve ndëretnike, mos harroni se VMRO-ja tërë fushatën e ka udhëhequr kundër shqiptarëve, tetë vite. Dhe kjo nuk harrohet. Ndiqni çfarë deklarata për korridorin 8, merrni deklaratat e tjera kundër Amerikës, kundër NATO-s dhe marrëvehsjeve. Sepse është kështu do të shohim si do të rrjedhin gjërat më tej, nuk na driodhet syri, sepse kemi të drejtë", tha Ahmeti.

Së bashku me liderët e Frontit evropian, Ahmeti në konferencën për shtyp tha se rezultatet nga 19 deputetët e tyre po shkelen përmes inxhinieringut zgjedhor, si dhe se opozita shqiptare e ka shkelur deklaratën për moshyrje në partneritet qeveritar pa ndryshime kushtetuese.

"E fillojmë këtë herë që të mos lejojmë majorizim i cili e ngarkon bashkëjetesën dhe demokracinë dhe u bëjmë thirrje qytetarëve të na bashkohen në përpjekjet tona për ta mbrojtur votën, legjitimitetin dhe frymën e Marrëveshjes së Ohrit, por edhe të marrëveshjeve të Prespës dhe asaj për fqinjësi të mirë për të ardhmen evropiane", tha Ahmeti në konferencën për shtyp.

Sipas Ahmetit, kur nuk respektohet fryma e Marrëveshjes së Ohrit, shteti kthehet në sisteme të tjera dhe kohëra të cilat janë braktisur kolektivisht, ndërkaq mosrespektimi i legjitimitetit është nënçmim për shqiptarët, turqit, romët, boshnjakët dhe të tjerët. ab/

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR