• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Ahmeti: BDI pas zgjedhjeve do të bashkëpunojmë me partitë të cilat do ta pranojnë platformën tonë

Ahmeti: BDI pas zgjedhjeve do të bashkëpunojmë me partitë të cilat do ta pranojnë platformën tonë

Tetovë, 22 shkurt 2024 (MIA) - BDI nuk do të bashkëpunojë pas zgjehdjeve me partitë të cilat janë kundër angazhimeve të tyre siç janë Marrëveshja e Prespës apo pavarësia e Kosovës. Kjo ishze pjesë e përgjigjeve të Ali Ahmetit, në konferencën për shtyp, rreth çështjeve për bashkëpunimin paszgjedhor.

"Nuk imponojmë se cili do të jetë vullneti tek bashkëqytetarët tanë. Por ne kemi programin tonë politik, platformën tonë e cila është postulat jo vetëm në interes të shqiptarëve por në interes të të gjithë qytetarëve, por liinjat tona janë të njohura. I din e tërë bota. Çdo parti politike e cila e konteston Marrëveshjen kornizë të Ohrit, Marrëveshjen për fqinjësi të mirë, Marrëveshjen e Prespës, e cila e konteston pavarësinë e Kosovës, me ne nuk mund të ketë dialog. Siç kemi qenë të përgatitur të heqim dotë nga mandati ynë të cilin e morëm nga qytetarët, ndërkaq për t'i përfaqësuar në institucionet e shtetit, për këto qëndrime parimisht u tërhoqëm kolektivisht, si qeveri në kusht të miratohen ndryshimet  kushtetuese, sepse ashtu mendojmë se i bëjmë shërbim shtetit. Ashtu mendojmë ta ndërtojmë të ardhmen e gjeneratave të reja", theksoi Ahmeti.

Lideri i BDI-së tha se ka pasur dhe do të ketë takime me të gjitha subjektet politike si dhe se bisedojnë për të gjitha çështjet, por edhe për dallimet. Ai tha se i inkurajon të gjitha partitë t'i bahskohen Frontit të tyre evropian sepse ka moment historik për shtetin.

"Kam biseduar me të gjitha partitë politike, siç kam biseduar edhe me opozoitën e cila është e bashkuar. Ne një vit e gjysmë kemi aktivitete të Frontit evropian. Ky front kur u ndërtua dhe u mobilizua, kam biseduar me numrin më të madh të partive politike dhe vazhdojmë me ato biseda dhe për hollësi të cilat duhet të inkorporohen në këtë front. Do të shohim se si do të lëvizë Ziadin Sela me partinë e tij. Përndryshe, ftesa është e hapur nëse ka vullnet të mirë edhe Ziadin ela t'i bashkangjitet këtij fronti, i inkurajoj të gjitha partitë. Ky moment është hitorik për ne, për htetin, që ky front të jetë më i etabluar dhe më i organizuar. Ziadin Sela gjithsesi do të diskutojë për vendim për vendim final. Mendimi im është se duhet të shpallë ndonjë referendum në partinë e tij nëse do të shkojë i pavarur apo do t'i bashkohet Frontit evropian. Kjo i mbetet Aleancës për shqiptarët të vendosë. Vullneti ekziston për Front të përbashkët evropian", theksoi Ahmeti.

Lideri i BDI-së u pyet nëse do të tërhiqet nëse humbë partia e tij në zgjedhje.

"Edhe pse do të mendoj nëse do të tërhiqem, BDI nuk ma lejon këtë, këtë komoditet nuk ma lejon. BDI nuk din për humbje. Nuk kam biseduar për nimra (v.j. për deputetë) asnjëherë, sepse çdoherë ka gabuar, kam thënë më pak, ndërkaq kemi fituar më shumë", u përgjigj Ahmeti edhe në pyetjen se sa mandate pret të fitojë në Kuvend.

Ahmeti e komentoi edhe gjendjen politike në Evropë, duke cekur se Ballkani duhet t'i zgjidhë të gjitha problemet aktuale dhe të integrohet në BE dhe të mos slejojë destabilizim.

"Kjo është çështje serioze, 100 mijë trupa të NATO-s po lëvizin në Detin e veriut, edhe në Lindje gjithashtu. Buxheti i Gjermanisë si fuqia më e madhe në Evropë po rritet për 100 miliardë për mbrojtje, kur të gjitha shtetet nga Evropa peërndimore japin direktivë se industria e luftëss të rritet makimalisht, nuk ka si të mor jemi të shqetësuar në rajonin e Ballkanit Perëndimor sepse ende kemi vullkane passive dhe aktive, kemi edhe probleme të tjera, të cilat kërkojnë zgjidhje, të cilat nuk kanë zgjidhje të thjeshta. Për relacionet Kosovë-Serbi duhet të gjendet zgjidhje sepse është rrezik për tërë Ballkanin, në Bosnjë kemi një apo tre shtete të cilat nuk janë tabile dhe të sigurta. Kjo duhet të bëhet me angazhimin e t[ë gjithëve, ashtu që Ballkani të ketë zero probleme me fqinjët, sepse Rusia sshumë lehtë mund t'i keqpërdorë këto rajine të krizës për destabilizim të Ballkanit Perëndimor", tha lideri i BDI-së.

Sipas Ahmetit, nga shqetësimi i tij për situatën në Evropë është paraqitur edhe sllogani "Jo për Rusinë, po për Evropën". ab/

foto МIА 

 

QËNDRONI TË LIDHUR