• e shtunë, 23 nëntor 2024

Ahmeti – Ludva: Ndryshimet kushtetuese janë një hap shumë i rëndësishëm për vendin

Ahmeti – Ludva: Ndryshimet kushtetuese janë një hap shumë i rëndësishëm për vendin

Shkup, 1 nëntor 2023 (MIA) - Procesi i skriningut, ndryshimet kushtetuese, integrimi europian dhe situata në rajon, ishin pjesë e temave në të cilat ka biseduar kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali  Ahmeti në takimin e sotëm me ambasadorin e Republikës së Çekisë, Jarosllav Ludva. 

Siç informojnë nga BDI-ja, Ahmeti ka shprehur mirënjohje për përkrahjen nga Republika Çeke në rrugën e integrimit europian, ndërkohë që e ka informuar ambasadorin Ludva mbi procesin e skriningut i cili është duke u zhvilluar. 

 Në takim, siç theksohet në kumtesën e partisë, ndryshimet kushtetuese janë cilësuar si hap mjaft i rëndësishëm për vendin.

"Opozita duhet të reflektojë dhe veprojë në përputhje me thirrjet e partnerëve ndërkombëtar dhe ta ndalon bllokadën e integrimit të vendit në BE. Republika e Maqedonisë së Veriut duhet do të vazhdojë me reformat e nevojshme sepse vendi duhet të përafrojë standardet vendore me ato europiane. Republika Çeke gjithmonë ka mbështetur vendin tonë dhe na inkurajon të bëjmë ndryshimet kushtetuese sa më shpejtë", theksohet në kumtesën e partisë.

 Të dy bashkëbisesuesit kanë biseduar edhe për sfidat me të cilat përballet mbarë rajoni, e me theks të veçantë normalizimi i raporteve Prishtinë – Beograd dhe finalizimi i kontestit me njohje të ndërsjellë.

 Ambasadori çek e ftoi kryetarin e BDI-së z. Ali Ahmeti në drekë pune me grupin e ambasadorëve V4, të vendeve të Vishegradit.

 Foto: BDI

 

QËNDRONI TË LIDHUR