• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Agron Fazliji u zgjodh kryetar i Odës regjionale të zejtarisë së Kumanovës

Agron Fazliji u zgjodh kryetar i Odës regjionale të zejtarisë së Kumanovës

Kumanovë, 2 shkurt 2024 (MIA) - Agron Fazliji është kryetari i vjetër-i ri i Odës regionale të Zejtarisë së Kumanovës, kanë vendosur zejtarët nga verilindja në kuvendin e sotëm zgjedhor.

Në kuvendin zgjedhor morën pjesë rreth tre dhjetëra përfaqësues nga të gjitha degët e zejtarisë, parukierë, mekanikë, pastiçeri nga komunat e verilindjes. Në mandatin e ardhshëm katërvjeçar, ai dhe përfaqësuesit e Bordit do të avokojnë për shtypjen e ekonomisë “gri”, kualifikimin, rikualifikimin për zanate të caktuara.

Qëllimi, siç sqaruan në deklaratën për media është të nxiten nxënësit, të rinjtë të orientohen drejt zejtarisë, ndërsa në këtë mënyrë edhe të ulet deficiti në profesione të caktuara.

"Katër vitet e fundit kanë qenë të vështira, pandemia, kriza energjetike, ekonomike. Ne ndërmorëm disa hapa, siguruam subvencione si nga autoritetet lokale ashtu edhe nga ato kombëtare. Është nder, por edhe përgjegjësi të përfaqësosh nevojat e artizanëve nga verilindja. Na pret një periudhë e vështirë. Me qeverinë e ardhshme, kushdo qoftë ajo, do të diskutojmë për vendosjen e politikave që do të promovojnë zejtarinë", tha Fazliji.

Sa i përket nevojave lokale të zejtarëve, ata do të kërkojnë edhe një herë nga pushteti lokal në Kumanovë që t'u jepet objekti në Shtëpinë e Artizanatit, objekt i ndërtuar nga zejtarët në qytet për nevojat e një dyqani suveniresh.

Jelena Spasova, drejtoreshë ekzekutive e Odës Republikane të Zejtarisë ka uruar Fazlijin për zgjedhjen. Ajo paralajmëroi se Oda e Zejtarëve të Maqedonisë së Veriut do të organizojë një kupë skijimi për parukierë dhe estetistë, është planifikuar të mbahet panel diskutimi për kryetarët e odave nga vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Kroacia e Sllovenia, e dyta do t'i kushtohet arsimit joformal dhe të dyfishtë me ekspertë nacionalë nga ajo fushë", tha Spasova.

"Në ditët në vijim 24 dhe 25 do të prezantohen brendet e parukierëve dhe estetistëve të njohur nga Ballkani," tha Spasova.

Ajo tha se për herë të parë në Kumanovë është themeluar seksioni i parukierëve dhe estetistëve, kryetare e të cilit është Zhaklina Putinska.

Përveç nxënësve të shkollës së mesme profesionale, seksioni do të jetë në dispozicion të të gjithë atyre që janë të interesuar të hapin sallone parukerie dhe estetiste. ls/

Foto: MIA 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR